• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eshtë e sigurtë, Berisha do të “tërheqë këmbën zvarrë”….

by Artur Ajazi
20/05/2021 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Amerikanët nuk nxitohen. Ata gjithmonë e nisin ngadalë, por e bitisin siç duhet dhe kur duhet. Kjo ka ndodhur edhe me ish-kryeministrin e vendit  Sali Berisha. Mandatën ja dhanë pikërisht tani, kur drejtësia e re ka marrë më shumë se kurrë, mbështetjen maksimale nga SHBA, për ti dhënë goditje fatale krimit, trafiqeve, dhe korrupsionit. Ka ardhur koha që ky vend të “qeshë” dhe qytetarët e tij të ndjehen se janë të lirë. Të ndjehen se kanë partnerë të sigurtë në botën demokratike. Askush deri dje nuk e besonte se Berisha  dhe familja e tij, do të merrnin një dënim të tillë. Tani vërtetë mbetet rradha e “FBI”-së shqiptare, për të hapur historitë e vjetra dhe të reja, të një dinastie që e shkatërroi vendin dhe jetën e shqiptarëve për 30 vjet. Ka ardhur momenti  të hetojnë 1996, vitin e zi 1997, 1998, 2001, Gërdecin, 21 Janarin, vjedhjen e floririt, pasurimin marramendës të kupolës berishiste, familjarëve dhe servilëve politikë të tyre. Ka ardhur koha të preken të paprekshmit. Erdhi momenti që shqiptarët të shohin pas hekurave, milionerët e paskrupullt, që kanë veshur me të zeza qindra e mijëra nëna nga vrasjet dhe krimet e padëgjuara, përmes armëve të dala nga depot e shtetit  25 vjet më parë. Më tepër se kurrë, Lulzim Basha po e ndjen se shumë shpejt do të vijë edhe rradha e tij. Të njëjtën gjë po ndjen edhe Ilir Meta apo dhe Fatmir Mediu. Janë një tufë e madhe horrash që kanë kryer zullume dhe krime të çdo lloji në këtë vend, që kanë 2 dekada e gjysëm që akuzohen nga media, por që me drejtësinë e molepsur, nuk u hetuan dhe gjykuan  kurrë. Më mirë vonë se kurrë, por thonë edhe një fjalë tjetër për ish-drejtuesit e inkriminuar dhe korruptuar  “e gjeçi nga amerikanët”. Eshtë e sigurtë se Sali Berisha do të “tërheqë këmbën  zvarrë” siç thotë populli. Pas tij, do të ketë të tjerë emra politikanësh që kanë mbushur kupën e zullumeve, dhe thesin me milionat e shqiptarëve, që DASH do ti shpallë “non grata”. Stuhia e madhe pritet të nisë. Ajo do të spastrojë skenën politike, dhe do të kthjellojë  imazhin e vendit në sytë e ndërkombëtarëve. Gjithkush nga ne , duhet ti jetë mirënjohës SHBA-së, partnerit më besnik dhe më stradegjik që ka Shqipëria, për ndihmën e madhe në reformimin e drejtësisë së re. Ajo mbetet sot, “arma” më e fuqishme në duart e njerzve të përgjegjshëm të përzgjedhur nga Vettingu amerikan, për të nisur ndëshkimin e “të fortëve” të politikës. Ata që e penguan dhe vazhdojnë ta mallëkojnë reformën dhe drejtësinë e re, ka ardhur koha të përballen për shkeljet e ligjit dhe krimet e bëra. Amerikanët “vranë” frikën, dhe u dhanë zemër  dhe besim shqiptarëve, për të qenë të sigurtë në rrugën  dhe integrimin e tyre euroatlantik.Viti 2021,pritet të jetë viti i “surprizave” të mëdha në skenën politike shqiptare. Lum kush e ka kuptuar, dhe mjerë kush e ka harruar, se ç’bëjnë amerikanët me armiqtë e demokracisë dhe lirisë në botë, apo edhe me të babëziturit  e parasë.

Next Post
“Kjo është prova e zjarrit për PD-në”, analisti zbulon se çfarë ka përgatitur Amerika për Berishën

“Kjo është prova e zjarrit për PD-në”, analisti zbulon se çfarë ka përgatitur Amerika për Berishën

Comments 2

  1. Gimi tirane says:
    5 years ago

    I rene pikes artur

    Reply
  2. leka says:
    5 years ago

    Drejtesia shqiptare kurre nuk ka qene apolitike dhe i ja sherbyer kupoles qe i emronte .USA eshte suporti madh per drejtesine por guximi u takon prokurireve dhe gjykatesve .Ata te korruptuarit qe mbrojten korrupdionin duhet te shkojne ne burg oas vetingut

    Reply

Leave a Reply to leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot opozita zbret në shesh, protestë para kryeministrisë

February 20, 2026
Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

February 20, 2026
Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

February 20, 2026
Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

February 20, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Buzëqeshje, shtrëngime duarsh dhe biseda Trump-Rama-Osmani, këshilltari i Presidentes zbulon për çfarë u diskutua

February 20, 2026
Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

February 20, 2026
Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

February 20, 2026
Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

February 20, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In