• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Është bukur kur vështron panoramën romantike”, policia: Kujdes nga reshjet e borës (disa këshilla)

by A R
19/12/2017 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendi ëhstë përfshirë nga temperatura ekstreme ndërsa në disa zona kanë nisur reshje bore. Në shumë akse në vend është konstatuar prezencë e lartë akulli.

Polciia ka shpërndarë një mesazh sensibilizues për drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes. Po ashtu, në mesazhin e gjatë jepen disa këshillase si duhet të sillemi në situata të tilla.

KËSHILLA PËR DREJTUESIT E MJETEVE NË KUSHTET E DËBORËS DHE TË AKULLIT

Është bukur kur bie dëborë jashtë dhe ti je brenda në shtepi dhe vështron panoramën romantike, ndërkohë që flokët e borës bien ngadalë.

Por nese të duhet “të kapësh timonin” dhe të fillosh udhëtimin, shoferi me profesionist fillon e shqetësohet dhe e zë paniku.

Por me këshillat e mëposhtme mund ta largojme këtë shqetësim dhe të udhetojmë në kushtet e deborës me kujdes:

1. Jini të kujdesëshem. E keni bërë gati automjetin tuaj ?

Besoj se jo, sepse renia dëborës shpeshherë të zë papritur dhe ndërimi i gomave nga verore në dimrore zakonisht në Shqipëri është proçesi rrallë. Si rënia e dëborës në 70% të akseve rrugore është gjë e rrallë.

Nëse keni pneumatikë universale ose dimërore atëhere jemi në rregull. Edhe kur rruga është me dëborë. Nëse penumatiket tuaj universalë kanë shënimin “M+S” me shenjën “e malit me tre pika”, atëhere përpara !

Por përseri kujdes, me Kodin Rrugor jeni në rregull, por me “kurthet e dëborës dhe të akullit” kujdes.

Nese keni goma verore me mirë evitoni udhëtimin në akset rrugore me dëborë.

2) Përpara udhetimit me mjet hiqni dëborën komplet nga mjeti juaj. Nuk mjafton pastrimi vetëm i xhamit. Një fshesë plastike dhe një paletë e vogel ju bën punë për pastrimin e dëborës dhe nga “tavani” i mjetit.

Dëbora që mund të lini mbi karrocerinë e mjetit në një moment në lëvizje mund të rreshqasë dhe të krijojë problem për ju në rast frenimi ose mund të shkëputet nga mjeti juaj në bllok dhe mund të dëmtoje kalimtarë, ose mjetet që qarkullojnë pas jush.

3) Evitoni manovrat e ashpra – “butësia” është çelsi i artë kur jeni me mjet dhe qarkulloni në akse rrugore me dëborë.

Fërkimi midis gomës dhe sipërfaqes së rrugës është i vogël dhe fenomeni i rrëshqitjes është pranishëm në çdo çast për të evituar që të mos ndodhë kjo timonin me kujdes dhe me levizje të buta, gjithashtu edhe këmba mbi gaz me kujdes pa e shtrënguar dhe sforcuar atë.

E njëjta gjë me frenimin, i cili duhet të jetë i butë për të evituar rrëshqitjen e mjetit.

Provoni të niseni me marshin e dytë duke manovruar me pedalin e freksionit dhe me atë të gazit në menyrë të “butë”. Pasi filloni qarkullimin mbani një shpejtësi konstante.

Nëse rruga është e drejtë ecni me marsh të lartë.

4) Në ngjitje mos hiqni dorë kurrë, vendosni marrshin e parë ose të dytë dhe vazhdoni me kujdes pa u tërhequr dhe pa ekzagjeruar me gazin, por edhe pa “humbur” shpejtësi.

Edhe nëse ndjeni se mund të rreshqisni mbani këmbën ngjitur mbi pedalin e gazit dhe lerjani pjesës elektronike të mjetit tuaj “ESP-së” të bëjë pjesën tjetër të punës.

5) Në disheza, përdorni frenimin/motor. Një nga gabimet që bëhen është se frenohet duke konsideruar sikur asfalti është “xham i pastër”.

Për të ngadalësuar është mirë një zbritje e përshkallëzuar e marsheve. Këmba mbi pedalin e frenave ndërkohë e butë.
Dhe gomat drejt në frenim dhe në uljen graduale të marsheve.

6) Qëndroni larg mjeteve të tjera si distancë udhëtimi. Hapsirat e frenimit në rrugë me dëbore, me akull ose rrugë të ngrirë rriten dukshëm për shkak të uljes së ndjeshme të koefiçienteve të fërkimit midis gomave dhe rrugës.

Zvogëloni shpejtësinë e qarkullimit edhe pse mund të keni rrugë të drejtë, por në kthesën e parë me siguri do të rriskoni të dilni jashtë rrugës ose pengesa e parë në rrugë do tju krijojë vështiresi.

7) Vështroni dhe mos ia ndani sytë mjeteve të tjera atyre që ju parakalojnë ose që janë pas jush.
Duket banalitet, por është thelbesore në udhëtimet në dëborë.

Në mënyrë që të kuptoni cilat janë pikat kritike të rrugës, kur do të vijë ngadalësimi i parë në menyrë që të keni kohë të merrni masat tuaja të mospërfshiheni në aksident dhe në përplasje.

8) Në rastet e rrugës së mbuluar me dëborë në shtresë të lartë më mirë mos ndiqni gjurmët që mjetet e tjera kanë lenë mbi siperfaqen e saj.
Gomat thellojnë kanalin e lënë në deborë nga mjetet e tjera dhe rritet dukshëm rrisku që mund të bllokoheni ose të rrëshqisni.

Nëse dëbora është mjaft e madhe, atehere është e nevojshme që të montohen zinxhirët e dëborës. Në një rast të tillë gjithmonë në hyrje të akseve rrugore do të gjeni një patrullë të Policisë Rrugore që do ta kërkojë një gjë tillë.

9) Si montohen zinxhirët e dëborës:

Zakonsht zinxhirët vishen në fillim në rrotat aktive që në shumicën e mjeteve janë rrotat e përparme.

Për çdo model zinxhirësh ka një metodë të veçantë fiksimi ndaj është e nevojshme që kjo të dihet perpara se të gjendemi në zonat rrugore, ku dëbora dhe akulli e vështiresojnë situatën.

Në çdo rast duhen zgjidhur nyjet e tyre – pastaj shtrihen zinxhirët përtokë, kalohet nga pas rrotes dhe behet mbyllja me unazat dhe kapset përkatëse.

Pastaj “rrjeta e zinxhirit” shtrihet mirë mbi sipërfaqjen e batistradës duke e terhequr anën e jashtme dhe në fund duke e fiksuar në menyrë të tillë që të mbetet e tendosur mirë.

Zinxhirët hiqen sapo të kalohet aksi më i vështirë dhe sipërfaqja e asfaltit është pothuaj e pastër, kjo për të evituar dëmtimin e gomave dhe të asfaltit.

10) Kujdes me akullin. Është me i rrezikshëm se dëbora, sepse shpesh është i padukshëm në momentin e parë për drejtuesit mjeteve.

Sapo ndjeni që jeni duke qarkulluar në një rrugë me akull, gjeja e parë që duhet ndërmarrë është ulja e shpejtësisë së mjetit.

Dhe kujdes mos prekni frenat mbi akull…

Udhëtim të mbarë dhe besojmë se do jetë i mbarë po zbatuat rregullat e qarkullimit rrugor, po nuk harruat të vendosni rripin e sigurimit, apo po nuk harruat se akulli dhe dëbora nuk shkrin duke përdorur akool në timon, pasi alkooli në timon është një rrezik potencial për të mos mbritur në destinacion asnjëherë.

Përdoreni celularin tuaj për të njoftuar familjen mbi vendndodhjen tuaj, por ju lutemi mos harroni: ndaloni mjetin kur përdorni celularin.

Mbaroni bisedën dhe pastaj merrni në zotërim timonin e makinës tuaj.

Telefononi Policinë në nr 112 e 129, për të kërkuar ndihmë në rast nevoje.

#Policianesherbimintuaj

Next Post
Ja cilat janë disa nga ushqimet që mbrojnë shikimin tuaj

Zbuloni personalitetin tuaj sipas ngjyrës së syve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merr fund ‘telenovela’ Lukaku, sulmuesi belg transferohet në Turqi, ja ku do luajë këtë sezon!

Merr fund ‘telenovela’ Lukaku, sulmuesi belg transferohet në Turqi, ja ku do luajë këtë sezon!

August 12, 2026
Po ndërtohej lokal pa leje në gjirin e Karaburunit, IKMT e Vlorës dhe Policia shembin objektin, ndalohet autori i dyshuar

Ndërtuan pa leje në “Shën Jan” të Karaburunit, vihet në pranga njëri prej pronarëve, shpallet në kërkim ortaku!

August 12, 2026
Kolonët izraelitë rrethojnë shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor, reagon IDF

Kolonët izraelitë rrethojnë shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor, reagon IDF

August 12, 2026
E pabesueshme në Nigeri! Futbollisti u shpall i vdekur pas kolapsit në fushë, por ringjallet në morg!

E pabesueshme në Nigeri! Futbollisti u shpall i vdekur pas kolapsit në fushë, por ringjallet në morg!

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

August 12, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

“Nuk janë nga Zoti, por nga robi!”- Katër vatra zjarri në kurorën e Tiranës, reagon Balla: Zjarrvënia dënohet deri në 15 vite burg!

August 12, 2026
VIDEO/ Katastrofë nga zjarret në Francë, 1200 persona të evakuuar nga një kamping, situatë alarmante në Pas-de-Calais

VIDEO/ Katastrofë nga zjarret në Francë, 1200 persona të evakuuar nga një kamping, situatë alarmante në Pas-de-Calais

August 12, 2026
EMRI/ Ndezi dy zjarre në Lundër dhe Shkozë, ish-ushtaraku pensionist dënohet, por burgu i konvertohet në liri me kusht!

EMRI/ Ndezi dy zjarre në Lundër dhe Shkozë, ish-ushtaraku pensionist dënohet, por burgu i konvertohet në liri me kusht!

August 12, 2026
“Kemi 650 forca në terren”- Ministri i Mbrojtjes flet për zjarret në vend: Situatë e vështirë në Krujë dhe Lurë, era favorizon flakët!

“Kemi 650 forca në terren”- Ministri i Mbrojtjes flet për zjarret në vend: Situatë e vështirë në Krujë dhe Lurë, era favorizon flakët!

August 12, 2026
VIDEO/ Imazhe tmerri nga Filipinet, tonelata me mbeturina bllokuan lumenj e kanale pas përmbytjeve! Viktima dhe 500 mijë të prekur

VIDEO/ Imazhe tmerri nga Filipinet, tonelata me mbeturina bllokuan lumenj e kanale pas përmbytjeve! Viktima dhe 500 mijë të prekur

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com