• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është Ballkani fuçi baruti?

by Aalison Pearse Stevens
15/09/2016 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rajoni i Ballkanit njihet si njëri prej rajoneve më problematike në kontinentin e Evropës.

Gjithashtu parë nga perspektiva, shkrimet dhe shpjegimet e evropianëve perëndimor, mund të shohim se ata rajonin e Ballkanit e shikojnë paksa si të tjetërsuar dhe mund të ndjehet një përbuzje. Megjithatë, ashtu siç faktet historike vënë në pah pasuritë kulturore të rajonit të Ballkanit, ato gjithashtu tregojnë se ky rajon nuk mund të quhet “Fuçi baruti” e Evropës.

Gjatë historisë rajoni i Ballkanit ka qenë skenë e liderëve dhe perandorive të ndryshme. Fuqia e parë, e cila mori kontrollin ndaj gadishullit të Ballkanit ka qenë Perandoria Romake. Më pas një pjesë e rëndësishme e Ballkanit mbeti brenda kufijve të Bizantinëve, ndërsa më vonë ajo hyri nën administrimin e Perandorisë Osmane dhe të Habsburgve; kjo e fundit në vitin 1867 u shndërrua në Perandorinë Austro-Hungareze. Së bashku me këtë, posaçërisht në periudhën e dobësimit të Bizantinëve, sllavët shfrytëzuan mirë rastin për të formuar shtetet e tyre mesjetare. Për këtë arsye në Ballkan është shumë vështirë të haset në zona të pastra etnike. Si rezultat i kësaj me formimin e kufijve të shtet-kombeve në Ballkan grupet e një kombi të caktuar mbetën brenda kufijve të vendeve fqinje si pakicë. Fatkeqësisht në këto pakica asnjëherë nuk është shikuar si në një pasuri kulturore. Pikëpamja se këto pakica janë përdorur si një mjet i politikës së jashtme të vendeve amë për një kohë të gjatë ka e qenë e përhapur në Ballkan. Kështu që nëse shikojmë në ato që u jetuan në vitet e 90-ta në Ballkan mund të shohim se pakicat janë përdorur si një shkëndijë për fillimin e luftimeve.

Në anën tjetër kjo pasuri historike e Ballkanit bëri që rajoni të kthehet në një vend ku janë akumuluar qytetërimet e ndryshme. Për këtë arsye nuk mund të themi se Ballkani i takon plotësisht lindjes ose perëndimit. Sidoqoftë Ballkani është një vend ku takohen qytetërimet e mëdha fetare. Krishterizmi dhe islami janë të pranueshëm në forma të ndryshme në rajon. Krahas të krishterëve të katolikëve perëndimor në pjesën lindore të gadishullit të Ballkanit janë të pranishëm edhe kishat ortodokse helene ose sllave. Krahas këtyre në Ballkan është i pranishëm edhe ndikimi i disa qytetërimeve tjera. Për shembull në veri në Evropën Qendrore është i përhapur ndikimi i qytetërimeve gjermane dhe hungareze. Ndërsa në jug në zonën e Mesdheut ndjehet ndikimi i qytetërimit të Italisë. Në botë nuk ka shumë vende të tilla ku bashkohen qytetërimet në këtë mënyrë, transmeton RTK.

Prandaj Ballkani është rajoni më interesat dhe njëkohësisht më kompleks në botë. Ndërkaq kjo gjendje të paktën është bërë shkaktar i konflikteve. Posaçërisht për shkak të luftërave të jetuara në shekullin e 19-të dhe 20-të ndaj këtij rajoni është krijuar një perceptim negativ në lidhje me konceptin e Ballkanit që pjesërisht buronte nga Evropa Perëndimore. Ndërsa kontinenti evropian gjatë historisë ka qenë skenë e luftërave më të mëdha. Si shembull mund të përmendim luftëra të shumta të zhvilluara mes protestantëve dhe katolikëve deri në pothuajse shfarosjen e tyre. Për shembull Gjermania pas luftës 30-vjeçare ka qenë plotësisht e dekompensuar. Në këtë vend pothuajse nuk kishte mbetur fare organizim shoqëror. Në mënyrë të ngjashme mund të bëhet fjalë edhe për konfliktet mes Spanjës katolike dhe Holandës protestante dhe konfliktet mes udhëheqjes angleze dhe vendasve irlandez. Nëse marrim parasysh këta shembuj shohim se rajoni i Ballkanit nuk është njëra prej vendeve të paqëndrueshme të Evropës. Madje mund të themi se në disa periudha Ballkani ka qenë oazë e paqes. Gjatë disa situatave historike dhe disa shekujve mundësitë që gjendeshin në Ballkan nuk mund të haseshin në vende tjera. Nëse vizitoni Sarajevën, mund të shihni se në këtë vend krahas një numri të madh të xhamive ndodhen edhe kishat katolike dhe ato ortodokse, gjithashtu aty kanë jetuar së bashku edhe shoqëritë hebreje dhe shoqëri tjera. Ndërsa një pamje e tillë për shembull në shekullin e 17-të dhe 18-të nuk mund të hasej në Evropë.

Ana më interesante e konceptit të Ballkanizimit, i cili përmban elemente të ndryshme negative, nuk kanë të bëjnë me atë që u jetuan në gadishullin e Ballkanit, por është përdorur më vonë për ngjarje të ndryshme. Pas Luftës së Parë Botërore, kur në Evropën Lindore vendin e perandorive të mëdha e zënë shtet-kombet, ashtu si në shembujt e Polonisë dhe Çekosllovakisë, koncepti i Ballkanizimit filloi të përdoret shumë shpesh. Kjo gjendje u pasqyrua si Ballkanizimi i Evropës Lindore. Në mënyrë të ngjashme koncepti i Ballkanizimit u përdor në mënyrë mjaft negative gjatë procesit të shpërbërjes së kolonive në Afrikë dhe me përpjekjet për ndryshmin e kufijve të perandorive. Siç kuptohet koncepti i Ballkanizimit përmbajtjen e tij në masë të madhe e fitoi jashtë rajonit të Ballkanit. Krahas kësaj koncepti në fjalë në njëfarë mënyre i referohet negativiteteve të ndryshme ndaj Ballkanit. Ndërkaq mund të themi se këto negativitete në fakt nuk ekzistojnë dhe se ato jetojnë në mendjen e atyre të cilët e përdorin këtë koncept.

Kohajone/d.i.

 

Next Post
Tajfuni shëtit Hënën rrugëve të Kinës (VIDEO)

Tajfuni shëtit Hënën rrugëve të Kinës (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com