• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Është anëtar i Vëllazërisë Myslimane”, Benzema çon në gjyq ministrin e Brendshëm të Francës

by A R
17/01/2024 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ylli i futbollit, Karim Benzema, ka ngritur një padi për shpifje kundër ministrit të brendshëm të Francës, pasi ky e fundit e akuzoi sulmuesin për lidhje me organizatën “Vëllazëria Myslimane”.

Në tetor, Darmanin tha se Benzema “ka një lidhje famëkeqe” me grupin islamik mysliman sunit, por avokati i futbollistit në padinë e ngritur ndaj ministrit pretendon se kjo deklaratë e tij “minon” nderin dhe reputacionin e yllit të Al Ittihad.

Në padinë e tij prej 92 faqesh, të raportuar gjerësisht në mediat franceze të martën, Benzema thotë se “kurrë nuk ka pasur as lidhjen më të vogël me organizatën Vëllazëria Myslimane, as me këdo që pretendon se është anëtar i saj“.

“Unë jam i vetëdijshëm për masën në të cilën, për shkak të famës sime, jam duke u përdorur në lojëra politike, të cilat janë edhe më skandaloze duke qenë se ngjarjet dramatike që nga 7 tetori meritojnë diçka krejtësisht të ndryshme nga kjo lloj deklarate”, shprehet ish-ylli i Real Madrid.

Edhe avokati i tij Hugues Vigier tha për median franceze RTL se futbollisti është viktimë e “shfrytëzimit politik” dhe akuzoi ministrin e brendshëm për “mbjellje të përçarjes në Francë“.

Komenti i Darmanin në tetor erdhi pasi lojtari u shpreh hapur në platformën X, në mbështetje të popullit të Gazës, duke i cilësuar ata në një postim si “viktima të bombardimeve të padrejta që nuk kursejnë as gratë e as fëmijët“.

Duke vënë në dukje mungesën e empatisë së ngjashme nga ana e Benzema për rreth 1,300 viktimat izraelite që militantët e Hamasit vranë më 7 tetor, Darmanin tha se ish-sulmuesi francez ishte “i njohur për lidhjet e tij me Vëllazërinë Myslimane“.

“Ne po luftojmë grupin që është Vëllazëria Myslimane, sepse ajo krijon një atmosferë xhihadizmi”, tha politikani për kanalin televiziv konservator CNews.

Darmanin më herët ka vënë në shënjestër Benzeman edhe për arsye të tjera, duke përfshirë refuzimin e tij për të kënduar himnin kombëtar francez.

Sa i përket “Vëllazërisë Myslimane”, grupi u themelua rreth 80 vjet më parë në Egjipt dhe ka mbështetur shumë organizata islamike moderne, duke përfshirë Hamasin.

Kryesisht një lëvizje ideologjike pa strukturë formale, dhe ndërsa është e ndaluar në shumë vende, ajo nuk është e kufizuar në pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian.

/a.r

Next Post

Pas Kosovës, ministri Hasani viziton sot Maqedoninë e Veriut, zbardhet axhenda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

Tensione në rritje, Trump thërret takim sekret në “Camp David”! Në tavolinë strategjia e ardhshme për Iranin dhe rebelët Huthi

October 3, 2026
Lotë, qirinj dhe dhimbje, Venezuela përkujton mbi 6500 viktimat e dy tërmeteve katastrofikë 100 ditë pas tragjedisë!

Lotë, qirinj dhe dhimbje, Venezuela përkujton mbi 6500 viktimat e dy tërmeteve katastrofikë 100 ditë pas tragjedisë!

October 3, 2026
Financoi dasmën e Trump Jr., kush është miliarderi rus Umar Kremlev! Nga “Ujqërit e natës”, te lidhjet me Putinin

Financoi dasmën e Trump Jr., kush është miliarderi rus Umar Kremlev! Nga “Ujqërit e natës”, te lidhjet me Putinin

October 3, 2026
Vendosi bombë të rremë te karburanti dhe i vendosi gjobë 50 mijë euro biznesmenit, RENEA arreston 21-vjeçarin në Dibër! Ja çfarë e tradhtoi

Vendosi bombë të rremë te karburanti dhe i vendosi gjobë 50 mijë euro biznesmenit, RENEA arreston 21-vjeçarin në Dibër! Ja çfarë e tradhtoi

October 3, 2026
Aksident në Unazën e Fierit, “Toyota” përplaset me murin e një banese, plagoset drejtuesi i mjetit!

Aksident në Unazën e Fierit, “Toyota” përplaset me murin e një banese, plagoset drejtuesi i mjetit!

October 3, 2026
Rama publikon pamje nga punimet për “Urën e Re” të Bahçallëkut: Po merr formë hap pas hapi, investimi lehtëson lëvizjen në hyrje të Shkodrës

Rama publikon pamje nga punimet për “Urën e Re” të Bahçallëkut: Po merr formë hap pas hapi, investimi lehtëson lëvizjen në hyrje të Shkodrës

October 3, 2026
Liga e Kombeve/ Natë me gola dhe kartona të kuq, Italia ndal Francën! Ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve

Liga e Kombeve/ Natë me gola dhe kartona të kuq, Italia ndal Francën! Ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve

October 3, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: SPAK, korrupsioni, reagimi i Ramës

October 3, 2026
Përshkallëzohen protestat e të rinjve, Franca në kaos! 1747 të arrestuar vetëm ditën e djeshme!

Përshkallëzohen protestat e të rinjve, Franca në kaos! 1747 të arrestuar vetëm ditën e djeshme!

October 3, 2026
Qeveria e Kosovës i përgjigjet Kuvendit: S’ka pengesa ligjore për nismën e ndryshimit të Ligjit për Specialen

Qeveria e Kosovës i përgjigjet Kuvendit: S’ka pengesa ligjore për nismën e ndryshimit të Ligjit për Specialen

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com