• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Escobar refuzoi ta takojë, Meta dekoron 3 futbollistët e viteve ’80: Shembuj frymëzimi për të rinjtë

by Java News
09/12/2021 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta, teksa eshte shmangur nga zyrtari i larte Escobar duke mos e takuar, nuk ka qendruar “duarkryq”. Presidenti ka vlerësuar sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” tre ish-futbollistë të shquar shqiptarë të viteve 1980-të. Të dekoruar nga Meta janë ish-futbollistët Antonin Naçi, Artur Lekbello si dhe Arjan Bimo. Ata janë dekoruar me motivet:

Mbrojtësin e pakalueshëm të “17 Nëntorit”, zotin Antonin Naçi “Me mirënjohje, për punën e palodhur dhe rezultatet e larta të arritura me ekipin ‘17 Nëntori’ dhe me Ekipin Kombëtar. Në vlerësim të futbollistit të spikatur gjatë veprimtarive kombëtare dhe ndërkombëtare, trajnerit profesionist të vlerësuar për sukseset e tij, brenda dhe jashtë vendit.”

Portierin e shquar, zotin Artur Lekbello “Në vlerësim të kontributeve si portier i ekipeve ‘Lokomotiva’, ‘Partizani’, ‘Flamurtari’ dhe Ekipit Kombëtar, duke arritur rezultate të spikatura në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare të futbollit.”

si dhe mbrojtësin e spikatur të “17 Nëntorit”, zotin Arjan Bimo: “Në shenjë vlerësimi për kontributet e shquara si lojtar i ekipit ’17 Nëntori’ dhe Ekipit Kombëtar, duke shënuar rezultate të larta në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.”

Ndërsa në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar futbollistëve të dekoruar, familjarëve dhe kolegëve të tyre, Meta u shpreh se i kujton me kënaqësi dhe nostalgji momentet si dhe lojën e bukur të tyre.

“Është kënaqësi të mirëpres dhe të vlerësoj sot kontributin dhe karrierën e lavdishme të tre ish-futbollistëve të njohur të skuadrave ‘17 Nëntori’, ‘Lokomotiva’, ‘Flamurtari’, ‘Partizani’ dhe Ekipeve Kombëtare: Zotin Antonin Naçin ose Nine Naçin, mbrojtësin klasik dhe lojtarin e palodhur të ‘17 Nëntori’ dhe Ekipit Kombëtar; Zotin Artur Lekbello, sportistin e dashur të tifozëve dhe kolegëve, portierin spektakolar të ‘Lokomotiva’, ‘Partizani’, ‘Flamurtari’ dhe Ekipit Kombëtar; Zotin Arjan Bimo, mbrojtësin e majtë, futbollistin simpatik të ‘17 Nëntorit’ dhe Ekipit Kombëtar, të cilin e bënte të madh talenti i tij, por dhe mençuria që spikaste dhe dallonte në raport me gjithë të tjerët.

Edhe si dashamirës i futbollit, kur vlerëson personalitete të tilla, nuk mund të mos kujtosh emocionet e forta që ke përjetuar në shkallët e stadiumeve apo pranë televizorit kur ndiqje lojën e tyre në fushën e blertë. Me këtë rast dua t’i shpreh një mirënjohje të veçantë të gjithë familjeve tuaja, që janë kujdesur aq shumë dhe që ju kanë mbështetur në çdo hap, sepse keni luajtur dhe jeni stërvitur në një kohë shumë të vështirë dhe me shumë mungesa.

Kujtoj me nostalgji ndeshjet tuaja të bukura, lojën e shkëlqyer dhe kolektive, atë frymë fisnike sportive, atë forcë dhe vitalitet të paharruar, shembull frymëzimi për të rinjtë e sotëm. Besojë kështu ju kujtojnë edhe tifozët e futbollit të cilët i mbushnin plot stadiumet ku ju luanit. Përveç se sportistë shumë të talentuar dhe të spikatur, ju, keni qenë dhe shokë të mirë dhe qytetarë të respektuar dhe kështu mbeteni edhe sot e kësaj dite prandaj simpatia ime për ju është dyfish.

Ndeshjet e paharruara me skuadrat tuaja dhe me Ekipet Kombëtare kanë dëshmuar shpirtin tuaj konkurrues, përballë ekipeve më të mira të Ballkanit dhe të Europës, ku ju keni nderuar veten tuaj por mbi të gjitha keni ngritur lart emrin e Shqipërisë. Angazhimi juaj në këtë karrierë të gjatë sportive nuk ka qenë i kufizuar vetëm në suksesin sportiv, por ai ka përfshirë dhe angazhimin tuaj në shumë detyra të tjera të rëndësishme të jetës civile dhe shoqërore.

Me këtë rast dua të përshëndes mësuesit dhe trajnerët tuaj, të cilët me përkushtim kanë punuar që ju të rriteni dhe të edukoheni me vlerat më të mira të asaj kohe, dhe njëkohësisht që ju të mbeteni gjithmonë njerëz shumë të çmuar të shoqërisë sonë, dhe sot, shembuj për më të rinjtë për të ndjekur pikërisht rrugën tuaj të suksesit. Titujt ‘Mjeshtri i Madh’ që ju akordojmë sot si lojtarë të shquar dhe të dashur të futbollit tonë, janë një vlerësim për punës, për sakrificat, për rezultatet e arritura nga ju si futbollistë dhe njëkohësisht janë një përpjekje për të nxitur më të rinjtë, për të nxitur fëmijët në rrugën e magjishme të sportit e sidomos të futbollit,” tha Meta./m.j

Next Post
Lista e plotë/ Zbardhen ‘të besuarit’ e qeverisë për negociatat me BE-në, emrat dhe ndarja sipas sektorëve

Lista e plotë/ Zbardhen ‘të besuarit’ e qeverisë për negociatat me BE-në, emrat dhe ndarja sipas sektorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In