• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Escobar dhe Lajçak vizitojnë këtë javë Prishtinën e Beogradin/ Përpjekje për të bindur palët për marrëveshje

by Java News
22/08/2022 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në Bruksel. Escobar dhe Lajçak do të qëndrojnë të martën në Prishtinë.

Sipas këtyre burimeve, ata do të bëjnë përpjekje për të bindur palët që të arrijnë marrëveshje për tejkalimin e tensioneve në veri të Kosovës si dhe për çështjen e targave të veturave dhe dokumentet serbe.

Në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel, që është mbajtur më 18 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk kanë arritur marrëveshje për këto çështje.

Megjithatë burimet e BE-së kanë thënë se “do ta vazhdojnë punën intensive në kërkim të zgjidhjes” dhe se “derisa të mos arrihet zgjidhja, nuk do ta konsiderojnë këtë rund të dialogut si të përfunduar”. Në Bruksel, diplomatët pranojnë se ka hapësirë për rritjen e tensioneve, prandaj edhe duan që të dyja palët të jenë të përgjegjshme, të kërkojnë zgjidhje dhe të evitojnë sjelljet që mund të shkaktojnë përshkallëzim të situatës. Në BE e kanë përsëritur se “nuk duan të shohin në Kosovë, skena çfarë janë parë në fund të muajit korrik dhe fillim të muajit gusht”.

Fakti se Escobar dhe Lajçak pritet të shkojnë së bashku në Beograd dhe Prishtinë, shihet si dëshmi se BE-ja dhe SHBA-ja po punojnë së bashku në drejtim të arritjes së një zgjidhjeje për çështjet e targave dhe dokumenteve serbe. Shtetet e Bashkuara e kanë përsëritur se mbështesin plotësisht procesin e ndërmjetësuar nga blloku. Ndërkohë zyrtarë të BE-së i janë falënderuar SHBA-së për rolin aktiv dhe konstruktiv në kërkim të zgjidhjes dhe në mbështetje të dialogut.

Esobar ka qëndruar në Bruksel më 18 gusht, kur është zhvilluar dialogu mes Kurtit dhe Vuçiçit. Ai është takuar ndaras me të dy liderët dhe Lajçakun. Burimet diplomatike në Bruksel pohojnë se këto ditë ka interesim dhe angazhim të shtuar edhe të disa liderëve perëndimorë për të gjetur zgjidhje.

Vetë Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë pas takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë se ka kohë deri më 1 shtator, ndonëse ka tërhequr vërejtjen se koha “po ec”.

Nga takimet e të dërguarve të posaçëm të BE-së dhe SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd, do të varet nëse do të ketë takim të ri në kuadër të dialogut në Bruksel, dhe nëse po, në çfarë niveli.

Takimet në Bruksel u thirrën pasi serbët lokalë më 31 korrik dhe 1 gusht vendosën barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe./REL

g.kosovari

Next Post
Makina përplas kalimtarin te “Komuna e Parisit” në Tiranë, ja çfarë raportohet

Aksident në Himarë/ “Benz-i” përplas 12-vjeçaren në Potam. E mitura dërgohet në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In