• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erzen Shkololli, kurator i Trienalit të Hannah Ryggenit

by Aalison Pearse Stevens
15/06/2016 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artisti kosovar Erzen Shkololli është përzgjedhur të jetë kurator i edicionit të dytë i Trienalit të Hannah Ryggenit.

Ky Trienal do të zërë vend nga data 22 e muajit shtator deri më 20 nëntor në Orland të Norvegjisë.

Mikpritës do të jetë muzeu kombëtar i arteve dekorative “Nordenfjeldske Kunstindustrimuseum”. Shkololli, ish-drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe njëherësh drejtor i fondacionit “Unë e du Kosovën”, është caktuar edhe si këshilltar kuratorial për “Dokumente 14” që do të mbahet në Kassel të Gjermanisë dhe në Athinë të Greqisë vitin e ardhshëm, shkruan “Koha Ditore”.

Ndërkohë që Trienali do ta prezantojë një program të shumëllojshëm të ligjëratave të artistëve dhe studiove gjatë 8 javëve sa do të zërë vend kjo ngjarje, e cila mban emrin e artistes së njohur Hannah Ryggen.

Në një deklaratë për media në faqen e Trienalit thuhet se ajo ishte autodidakte, punoi në vegun e ndërtuar nga bashkëshorti i saj, piktori Hans Ryggen. U shpërngul në Norvegji në vitin 1924.

“Ajo njihej si pacifiste që përcillte revista skandinave feministe dhe të majta dhe ishte aktive në Partinë Komuniste të Norvegjisë, si dhe në lëvizje të ndryshme ndërkombëtare të punëtorëve.

E ndiqte me vëmendje rritjen e fashizmit në Evropë dhe shpesh punët e saj ishin reagime të drejtpërdrejta ndaj këtyre ngjarjeve. Tapiceria e saj “Etiopia” u inspirua nga pushtimi i Etiopisë nga Musolini.

Atëkohë u ekspozua në Panairin Botëror në Paris në vitin 1937, pranë “Guernicas” së Picassos.

Në vitin 1936 endi një tapiceri të quajtur ‘Hitlerteppet’ (Qilimi i Hitlerit), që paraqet dy figura të gjunjëzuara para një kryqi që rri pezull, si dhe një tapiceri që quhet ‘Drømmedød’ (Vdekja e ëndrrave) që paraqet të burgosurit dhe nazistët vrastarë në një kamp përqendrimi. Ryggen krijoi diku rreth 100 qilima të përmasave të mëdha gjatë jetës së saj dhe “Nordenfjeldske Kunstindustrimuseum” posedon koleksionin më të madh të tapicerive të saj.

Tapiceri të saj u ekspozuan edhe në Prishtinë, në kohën sa Shkololli ishte drejtor i GGK-s, detyrë të cilën e ushtroi nga viti 2011 deri më 2015. Në vitin 2013, Shkololli ishte komisar i prezantimit të parë të Republikës së Kosovës në edicionin e 55-të të Bienales së Venecias.

Nga viti 2003 deri më 2007 mbajti pozitën e drejtorit artistik në Institutin e Artit Bashkëkohor EXIT në Pejë, që ishte një iniciativë e shkëmbimit në Kosovë dhe e cila transformoi skenën lokale kulturore.

Praktika e tij artistike përdor ritualet dhe folklorin vendor për të tërhequr vëmendjen tek situata specifike socio-politike dhe është ekspozuar ndërkombëtarisht në muze siç janë: Van Abbemuseum, Eindhoven; Centre Pompidou, Paris; dhe Fridericianum, Kassel.

Organizoi Ekspozitën e Kontakt Art të titulluar “Thirty One” (Tridhjetë e një) dhe kuruar nga Hans Ulrich Obrist e Petrit Halilaj në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Ishte kurator i “Thirty Years After: Shejla Kameriq” , “Sokol Beqiri: Retrospektivë”, “Simon Shiroka: Retrospektivë” në Galerinë Kombëtare në Tiranë dhe në GKK. Shkololli ishte bashkëkurator i ekspozitës “Engjëll Berisha – Befre: Retrospektivë” dhe “Grafika” nga koleksioni i GKK-së.

Nga viti 2003 është anëtar i Parlamentit Evropian të Kulturës. Jeton dhe punon në Prishtinë. (b.an)

Next Post

Veliaj: Në 1 vit punë kolosale në Tiranë, japim llogari para qytetarëve në fund të çdo viti të mandatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In