• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ersekë, Bashës i gjuajnë me karrige, PD: E bëri Rama-Meta

by
07/05/2015 07:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një incident i pazakontë i ka ndodhur kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Gjatë prezantimit të kandidatit për bashkinë e Ersekës Viktor Duro, Kreu i PD është goditur me karrige nga një qytetar.

Ka qenë Suel Lico i cili ishte ulur në një lokal pranë tubimit elektoral dhe e ndërmori këtë veprim teksa në atë moment fjalën e kishte marrë xhaxhait i tij, i cili ndodhej pranë kreut demokrat Basha dhe po fliste për situatën e rënduar ekonomike të kësaj zone.

Por fatmirësisht për Bashën, karrigia ka goditur një 70 vjeçar me emrin Fuat Mydini i cili ka përfunduar në spital. Nga ana tjetër policia ka ndërhyrë duke arrestuar edhe autorin.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike për incidentin e ndodhur në Ersekë. Partia Demokratike ka reaguar duke gjetur edhe fajtorët që sipas selisë blu ky ka qenë një veprim i  orkestruar nga dyshja Rama-Meta.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike për incidentin e Ersekës

Partia Demokratike dënon dhunën e orkestruar nga pushteti në aktivitetin e kryetarit të opozitës në Kolonjë
PD dënon me ashpërsi dhunën e orkestruar  që u ushtrua sot në nisje të aktivitetit për prezantimin e kandidatit të opozitës  në Kolonjë, ku një person i njohur për lidhjet e tij me pushtetin,  hodhi një karrige në drejtim të qytetarëve të mbledhur në aktivitet duke plagosur zotin  Fuat Ndini 65 vjec. Zoti Ndini u shoqërua menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjeksore për shkak të plagëve të rënda në kokë.

Mos distancimi ndaj këtij sulmi nxjerr zbuluar autorët dhe porositësit që janë të njëjtët që kanë frymëzuar akte dhune edhe në qytete të tjera kundër opozitës. Ky është tregues i panikut dhe frikës që ka kapur dyshen Rama-Meta nga gjykimi popullor me votë në 21 qershor.

Partia Demokratike shpreh mirënjohjen ndaj anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve shqiptarë që kanë vërshuar masivisht  në takimet prezantuese të kandidatëve tanë. Ne i sigurojmë ata dhe mbarë qytetarët shqiptarë se Partia Demokratike  do të vazhdojë dhe intensifikojë fushatën e saj dinjitoze, qytetare dhe demokratike.

Partia Demokratike paralajmëron dyshen Rama-Meta se cdo përpjekje  apo presion kriminal i frymëzuar dhe i paguar nga kjo dyshe,  nuk do të arrijë kurrë të  mposhtë vendosmërinë plebishitare të qytetarëve  shqiptarë për ti dhënë gjykimin e merituar, por  vetëm do ta shtojë padurimin e shqiptarëve të bashkuar për të  larguar një orë e më parë oligarkinë  Rama-Meta nga keqqeverisja shkaterrimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Pasuritë, Visho Ajazi humbje nga investimet, Llalla shton kursimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com