• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pasuritë, Visho Ajazi humbje nga investimet, Llalla shton kursimet

by
07/05/2015 07:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të jesh Prokurori Përgjithshëm është më mirë se sa të jesh në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ky është rezultati që del nga të dhënat e pasurisë së zbardhura të kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika dhe kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Gazeta “Shekulli” zbardh pasuritë e dorëzuara për vitin 2014 në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Në të pasqyrohen investimet e kreut të SHISH- it në fonde pensionesh në Kanada, por dhe ivestimet në bankat shqiptare. Ndërkohë nga ana tjetër kryeprokurori rezulton me 1.5 milionë lekë kursime.

Për vitin 2014 Kreu i SHISH ka dalë me humbje rreth 4500 dollarë. Kjo pasi gjatë vitit 2014 ka përfituar 5470,21 dollarë kanadezë nga investimi në fondin e pensioneve të kompanive “IQOR” dhe “RRSP – RBC Direct Investing Inc”, në Kanada. Por nga ana tjetër ka humbur 9104,9 dollarë amerikanë nga investimi në kompanitë “RRSP-RBC Direct Investing Inc” dhe “TFSA-RBC Direct Investing Inc”.

Megjithatë Visho Ajazi mund të qeshë pasi të ardhurat janë shtuar me 25 mijë lekë edhe nga fondi i “Raiffeisen Prestigje”. Të ardhura të tjera të regjistruara prej tij, janë ato nga paga e siguruar nga detyra si kreu i shërbimit sekret, por dhe nga të qenit anëtar në komisionin e vlerësimit të Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI). Edhe Kreu i SHISH rezulton të ketë një kredi 5 milionë lekësh për blerjen e një apartamenti, ndërsa e bija rezulton pa punë nga gushti i vitit 2013.

Nga krahu tjetër kryeprokurorin Lalla, të ardhurat i ka siguruar nga paga e tij dhe e bashkëshortes, e cila punon si përgjegjëse në Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, si edhe nga dhënia me qira e një banese.

Për vitin 2014, Llalla ndonëse nuk ka kursyer fletë arrestet për shumë persona qofshin edhe deputetë, nuk mund të themi të njëjtën gjë për paratë. Sipas llogaritjeve për vitin 2014, Llalla ka shtuar 1.5 milionë lekë si gjendje “cash”.

Visho Ajazi Lika

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Fondi i pensionit të kompanisë IQOR i investuar në mutual funds “STANDARD LIFE”. +CAD 6 141,55

RRSP – RBC Direct Investing Inc. + CAD 1 029,9 / – USD 4 572,02

TFCA – RBC Direct Investin Inc. – CAD 1 701,24 / – USD 4 532,88

Llogari bankare në lekë, e krijuar nga paga dhe honorare, në Raiffeisen Bank. 856 183,16 lekë

Fitim nga fondi i Raiffeisen Prestigj. 25 130,10 lekë.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Zbardhet pasuria e Ramës, çifti kryeministror 80 mijë euro kredi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com