• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ermal Meta, kundër Salvinit për refugjatët: Sot bota vuan dhe kërkon shpëtim!

by Java News
24/08/2018 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur ishte fëmijë, Ermal Meta mbërriti në Bari si një emigrant. Italia i dha një mundësi dhe sot ai është një nga kantautorët më të mirë në Itali.

Nëse atëherë italianët do t’i mbyllnin dyert, askush nuk e di se cili do të ishte fati i tij. Me eksperiencën e një emigranti në shpinë, ai nuk mund të mos jetë veçse kundër vendimeve të ministrit të brendshëm italian, Matteo Salvini, që u mbyll portat anijeve të refugjatëve që vijnë nga Libia.

“Nëse kjo që po ndodh tani në Itali do të kishte ndodhur 24 vjet më parë, nuk do të isha këtu, duke shkruar këngë, duke bërë muzikë, duke dalë në ekrane e duke performuar nëpër koncerte. Dhe si unë, edhe shumë të tjerë”. Kështu do të shprehej Ermal Meta, kantautori me origjinë shqiptare, që po korr një sukses të jashtëzakonshëm në Itali, sidomos pas fitores në Festivalin e Sanremos. Këngëtari që fitoi aktivitetin më të rëndësishëm të muzikës italiane, së bashku me Fabrizio Moron, kujton mbërritjen në Itali, në Bari, teksa largohej nga Shqipëria, së bashku me të ëmën, vëllanë dhe të motrën. Ishte viti 1994 dhe ishte vetëm 13 vjeç.

salvini

“Kufijtë ekzistojnë, por di të them që ekzistojnë së pari njerëzit, pastaj kufijtë dhe i duhet dhënë një mundësi jetës”, shton ai. Siç raporton “La Repubblica”, kantautori shqiptar është pozicionuar kundër vendimit të marrë nga ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, për mbylljen e kufijve për emigrantët.

“Jam ndier keq kur kam lexuar lajmet së fundi. Nuk ekziston një e drejtë ‘lindjeje’ më shumë se një tjetër. Sot, një pjesë e botës vuan dhe kërkon të shpëtojë pikërisht ekzistencën, të mos vdesë. Shumë vite më parë, kjo pjesë e botës më takonte, sepse unë isha pjesë e saj. Dhe zgjidhjet nuk duan që t’i gjejnë. Ky stanjacion i të menduarit më kall frikën”, është shprehur Meta për “Donna Moderna”.

Por duket se “përplasja” mes metës dhe Salvinit ka nisur më herët. Ky i fundit ka shprehur një lloj pakënaqësie ndaj fitores së Metës në Sanremo. “Dje u mbyll Sanremo dhe ka fituar dyshja e antiterrorizmit Meta e Moro, por kishte edhe një tufë këngësh që flisnin për emigrantët që arratisen, që vijnë, që shpëtojnë. Ndoshta vitin e ardhshëm do të jetë një që flet për viktimat e tërmetit, që janë italianë të harruar”, është shprehur në muajin shkurt sekretari i Legës, Salvini, duke shtuar se do të ishte më mirë që të merreshin me problemet e italianëve sesa të të ardhurve.

Artistët italianë: Ne nuk jemi me Salvinin

Çdo ditë e më shumë, artistët italianë po shprehen kundër politikave të qeverisë italiane, kundër masave të ndërmarra nga Matteo Salvini dhe po ngrenë zërin kundër racizmit që po demonstrohet në Itali. Pas episodeve më të fundit të racizmit në Itali, edhe këngëtarja e madhe italiane, Fiorella Mannoia, ka shprehur mendimin e saj, më së shumti lidhur me sulmin ndaj atletes së kombëtares italiane, me origjinë nigeriane, Daisy Osakue, e cila është goditur në fytyrë nga një grup djemsh, duke rrezikuar pjesëmarrjen në aktivitetin e radhës në Berlin. “Ç’rracë njerëzish jeni? Puna e ‘ministrit të frikës’ po jep frytet e veta, po vihet në jetë ditë pas jete.

Nina_Zilli

Përgëzime! Tanimë duhet të jetë i kënaqur”, shkruan Mannoia në rrjetet sociale. Në 6 korrik, gjatë një koncerti në Comaçhio, Nina Zilli ka lëshuar një sharje kundër Salvinit. Këngëtarja ka kërkuar ndjesë, por ka shtuar se: “I qëndroj mendimit tim, nuk mund të kapesh pas fëmijëve dhe atyre që duan t’i shpëtojnë luftës”. Edhe reperi italo-tunizian Ghali është shprehur kundër zgjidhjeve të ministrit. Më herët, artistja italo-amerikane e muzikës xhaz, Rossana Casale, u shpreh mbi çështjen e anijes “Aquarius”, së cilës iu mohua ankorimi në portet italiane.

f-mannoia-rai-1

“Merrini fëmijët e salvonit dhe vendosini mbi ‘Aquaris’. Tani!”. Gjatë atyre ditëve, Pearl Jam, gjatë një koncerti në Stadio Olimpico në Romë, kanë kënduar një variant të këngës “Imagine” të John Lennon, ku në ekrane të mëdhenj shkruhej “#apriteiporti” dhe “#saveisnotacrime” (“hapni portat” dhe “shpëtimi nuk është një krim”) Në fillim të muajit korrik, këngëtarë të njohur janë bërë pjesë e një fushate të revistës “Rolling Stone”: “Noi non stiamo con Salvini” (“Ne nuk jemi me Salvinin”. Mes tyre, përveç Ermal Metës, u bënë pjesë edhe Caparezza, Elisa, Emma, Francesca Michielin, etj.

ma.me

Next Post

Horoskopi ditor, e Shtunë 25 Gusht 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In