E reja shqiptare është oficerja e parë femër e kombit tonë në Zvicër. Oficerja zvicerane me rrënjë shqiptare nga Kosova, Erleta Shala, 20 vjeçe, ëndërronte gjithmonë të bëhej një ditë ushtarake e aftë. Këtë ëndërr e bëri realitet në moshën 20-vjeçare.
“Dëshira ime ka qenë edhe t’i falënderohem shtetit zviceran duke shërbyer në ushtrinë zvicerane”, tha për albinfo.ch Erleta Shala.









