• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Erjon Bani i dha pafajësi vrasësit në tallava, si e favorizoi Çiftja në veting

by A R
12/02/2025 21:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 2016, gjyqtari Erjon Bani, i cili në atë kohë ushtronte detyrën në Lezhë, shpalli të pafajshëm Mariglen Përgjinin, i akuzuar për vrasjen e Martin Shtjefnit, pas një sherri banal për muzikën në një lokal tallavaje. Vendimi i Banit shkaktoi reagimin e menjëhershëm të prokurorisë, e cila e ankimoi vendimin në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.

Dy vjet më vonë, kjo gjykatë pranoi kërkesën e prokurorit Elvin Gokaj dhe vendosi dënimin me 18 vjet burgim të personit të akuzuar për vrasje. Vendimi i Apelit të Shkodrës zbuloi skandalin e gjyqtarit Bani, i cili, me vendimin e tij, lironte nga përgjegjësia për vrasjen Përgjini, i cili ishte larguar drejt Belgjikës.

Ky rast u mor në shqyrtim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, gjatë procesit të Vetingut. Trupa e Vetingut nuk e konsideroi aspak problem këtë rast të gjyqtarit Bani. Në trupën e KPK-së që konfirmoi në detyrën gjyqtarin Erjon Bani ishte pjesë edhe Etleda Çiftja. Këtë fundjavë, Erjon Bani, tashmë gjyqtar në Gjykatën e Posaçme, shpalli të pafajshme komisioneren Çiftja, e akuzuar nga SPAK-u për “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “falsifikim dokumentash”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në datën 9 janar 2013 rreth orës 22:00, Anton Toli, Ëngjëll Nika, Arben Bushi, Drimona Vukaj, Stela Gjoka, Mariglen Përgjini, Alfred Marku dhe Angjelin Marku, pasi janë takuar me njëri-tjetrin kanë qëndruar së bashku në lokalin me muzikë live në pronësi të Lek Tonit. Në këtë lokal kanë qënë dhe viktima Maltin Shtjefni, i cili ka qënë i shoqëruar me të pandehurin Sergjo Prenga.

Në lidhje me një këngë që do këndohej nga këngëtarët që ndodheshin në lokal, ka patur një debat verbal midis Maltin Shtjefnit dhe Ëngjëll Nika, e Anton Tolit. Pasi janë sqaruar të tre shtetasit kanë vajtur në tavolinat e tyre dhe kanë qërasur njëri-tjetrin dhe me pije. Gjatë kohës që po qëndronin në tavolinë, Mariglen Përgjini ka nxjerrë dhe ka mbajtur në dorë një armë zjarri pistoletë, e cila është parë nga të gjithë personat që kanë qënë prezent në tavolinë.

Në një moment dhe në mënyrë të papritur Mariglen Përgjini ka qëlluar një herë me këtë pistoletë në drejtim të Maltin Shtjefnit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në 9 shtator 2016, trupa gjykuese në Gjykatën e Lezhës, e drejtuar nga Erjon Bani, shpalli të pafajshëm Mariglen Përgjinin. Ky vendim u ndryshua tërësisht nga Gjykata e Apelit të Shkodrës, e cila në fund të vitit 2018 e dënoi Përgjinin me 18 vjet burgim.

Në foto: Vendimi i Gjykatës së Apelit Shkodër, e cila ndryshoi vendimin e gjyqtarit Erjon Bani
Në foto: Vendimi i Gjykatës së Apelit Shkodër, e cila ndryshoi vendimin e gjyqtarit Erjon Bani

I pyetur gjatë procesit të Vetingut për këtë rast, gjyqtari Erjon Bani ka argumentuar se problemi ka qenë tek hetimi i prokurorisë.

Ai deklaroi para Etleda Çiftjas dhe dy anëtarëve të tjerë të trupës së rivlerësimit se kishte krijuar bindjen mbi autorësinë e krimit, por që nuk kishte hapësirë ligjore për të ndryshuar qëndrimin e Prokurorisë.

Bani i referohet disa neneve të Kodit të Procedurës Penale, të cilat i ngarkojnë përgjegjësinë prokurorit të seancë për të shtuar apo ndryshua akuzat për të pandehurit. Dhe, sipas tij, prokuroria nuk kishte qenë aktive.

Por, nga ana tjetër, gjyqtari ka pasur të gjithë mundësitë për të vepruar në shërbim të drejtësisë, aq më tepër kur bëhej fjalë për një krim të rëndë, siç ishte vrasja.

Ai mund të pezullonte gjykimin; mund të kërkonte urdhëronte prokurorin të kryente hetime mbi provat e reja ose ato që nuk ishin vlerësuar si duhet gjatë hetimit; mund t’i drejtohej Prokurorit të Përgjithshëm dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të marrë masa për “prokurorin”, nëse vlerësonte se nuk hetonte si duhet.

Por, siç rezulton, gjyqtari Erjon Bani nuk ka kryer asnjë nga këto veprime.

Ai thjesht ka shpallur të pafajshëm një person të akuzuar për vrasje, i caktuar si i tillë nga Gjykata e Apelit, që e dënoi më vonë me 18 vjet burgim.

Gjatë procesit të Vetingut, ky skandal i gjyqtari Erjon Bani u trajtua në aspektin teorik, të denjë për leksione në auditore dhe jo si një vendim real, që cënonte shumë njerëz.

Gjyqtari Bani i deklaroi trupës së Vetingut se “nga Gjykata e Apelit Shkodër, nuk evidentohen shkelje të normave urdhëruese procedurale apo mosarsyetim i vendimit gjyqësor. Disponimi i Gjykatës së Apelit Shkodër, lidhet me mënyrën e vlerësimit të provave nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vetëm për zgjidhjen e çështjes në themel..”.

Në foto: Pjesë nga shpjegimet e dhëna nga gjyqtari Bani para trupës së Vetingut
Në foto: Pjesë nga shpjegimet e dhëna nga gjyqtari Bani para trupës së Vetingut

Në të njëjtën frymë, edhe trupa e KPK-së, e analizon rastin në rrafshin teorik: “Mungesa e shkeljeve procedurale deduktohet edhe nga vlerësimi i bërë nga Gjykata e Apelit Shkodër, pasi ky vendim është lënë pjesërisht në fuqi prej saj ‒ ndonëse kjo e fundit ka disponuar një ndryshim vetëm mbi bazën e vlerësimit të ndryshëm të provave të marra në gjykimin në shkallë të parë..”.

Në foto: Argumentat “justifikuese” të KPK-së për gjyqtarin Erion Bani
Në foto: Argumentat “justifikuese” të KPK-së për gjyqtarin Erion Bani

Pra, për trupën e KPK-së, ku bënte pjesë edhe Etleda Çiftja, gjyqtari është “në rregull me letrat”, pavarësisht se shpalli të pafajshëm një vrasës, të dënuar si i tillë me vendim të Gjykatës së Apelit.

Gjyqtari Erjon Bani u konfirmua në detyrë në shtator të vitit 2021, nga trupa e Vetingut, e përbërë nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja.

Në 16 Shtator të vitit 2022, ai shpalli të pafajshme komisioneren e Vetingut, Etleda Çiftja, e akuzuar për “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “falsifikim dokumentash”.

Marrë nga BoldNews

Next Post
Vendimi i Gjykatës: Erion Veliaj do të qëndrojë në burg, Ajola Xoxa “detyrim paraqitje”

Vendimi i Gjykatës: Erion Veliaj do të qëndrojë në burg, Ajola Xoxa “detyrim paraqitje”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjatet deri në shtator paraburgimi i të dyshuarve si agjentë rusë në Serbi

Zgjatet deri në shtator paraburgimi i të dyshuarve si agjentë rusë në Serbi

August 10, 2026
VIDEO/ Sateliti kinez shpërthen pak sekonda pas lëshimit, nuk funksionoi raketa! Shikoni momentin kur shkatërrohet

VIDEO/ Sateliti kinez shpërthen pak sekonda pas lëshimit, nuk funksionoi raketa! Shikoni momentin kur shkatërrohet

August 10, 2026
VIDEO/ Katastrofë natyrore në Filipine, të paktën 12 viktima dhe mbi 700 mijë të dëmtuar nga përmbytjet!

VIDEO/ Katastrofë natyrore në Filipine, të paktën 12 viktima dhe mbi 700 mijë të dëmtuar nga përmbytjet!

August 10, 2026
Reali dështoi, Barcelona bën gati ofertën e radhës për Rodrin

Barcelona nxiton të zgjidhë sa më parë blerjen e Rodrit, trajneri Flik e do me çdo kusht

August 10, 2026
Rrëfimi shokues i aktorit Brad Pitt për periudhën e ndarjes nga Angelina Jolie: Mendova të vrisja veten, por…

Rrëfimi shokues i aktorit Brad Pitt për periudhën e ndarjes nga Angelina Jolie: Mendova të vrisja veten, por…

August 10, 2026
Trump i përgjigjet Iranit: Ide interesante, tani edhe unë kërkoj kompensim për të vdekurit dhe të plagosurit nga ju!

Trump i përgjigjet Iranit: Ide interesante, tani edhe unë kërkoj kompensim për të vdekurit dhe të plagosurit nga ju!

August 10, 2026
VIDEO/ Tërmeti katastrofik në Kolumbi, mbi 70 të vdekur dhe qindra të plagosur! Mes viktimave dhe 3 fëmijë, kërkime në rrënoja

VIDEO/ Tërmeti katastrofik në Kolumbi, mbi 70 të vdekur dhe qindra të plagosur! Mes viktimave dhe 3 fëmijë, kërkime në rrënoja

August 10, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

E reja kundër Kosovës, nuk vjen as nga Zelenski as nga Vuçiqi, por nga Perëndimi

August 10, 2026
Sezoni turistik, Balla vlerëson punën e UKT-së: Shërbim 24 orë për Tiranën, turistët dhe qytetarët!

Sezoni turistik, Balla vlerëson punën e UKT-së: Shërbim 24 orë për Tiranën, turistët dhe qytetarët!

August 10, 2026
Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici i Komisariatit të Krujës

“Referuam 54 raste në prokurori, 11 ankesa qytetarësh”- AMP bën bilancin e muajit korrik: 8 efektivë policie të arrestuar dhe 6 nën hetim!

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com