• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erdogani kërcënon sërish: Ata që provokuan kufijtë e Turqisë do paguajnë shtrenjtë

by Java News
28/01/2018 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan lidhur me operacionin “Dega e Ullirit”, tha se ata të cilët kanë provokuar kufijtë e Turqisë do të paguajnë shtrenjtë çmimin e kësaj.

Erdoğan gjatë fjalimit të tij në qytetin Çorum të Turqisë tha se në 9 ditët e operacionit “Dega e Ullirit” deri më tani janë neutralizuar 484 terroristë. “Përkundër të gjitha kushteve të vështira Mehmeti (ushtria turke) po ecën dhe do të vazhdojë të ecë”, tha Erdoğan.

Ai tha se ushtria turke po përparojnë në arritjen e qëllimit duke i mposhtur malet. “Këta po mendojnë që i biri i turkut nuk mund të përballet me këta terroristë të ulët që kushtojnë pesë pare. Këta po mendojnë që PKK-ja, DEASH-i, FETO, PYD-ja, YPG-ja mund të zhbindin. Çfarë ndodhi? Ne tani kemi 20 dëshmorë nga ULS-ja dhe Mehmetçiku. Por, shiko 484 (terroristë të neutralizuar), këto janë ende ditët e mira. Do ta paguajnë shtrenjtë çmimin”, tha Erdoğan.

Duke vënë në dukje se ata të cilët kanë provokuar kufijtë e Turqisë do të paguajnë shtrenjtë çmimin e kësaj, Erdoğan tha se lufta në Afrin do të vazhdojë edhe në Munbixh.

 

“Edhe atje ka njerëz të shtypur dhe viktima. Ka të shtypur dhe viktima të cilët janë detyruar të ikin nga Halepi.

Të gjithë tani po luten duke thënë se ‘Kur do të vijë Mehmetçiku’. Ata në Azez po thonë ‘Erdhi Mehmetçiku’. Azezi tani është në qetësi, ashtu si Jarabulusi, Rai, El Babi. Shpresojmë se tani do të vazhdojë ndërtimi dhe gjallërimi i atyre vendeve. Edhe ato do t’i kryejmë”, tha Erdoğan. Presidenti Erdoğan vuri në dukje se nuk njohin shtet tjetër përveç Republikës së Turqisë. “Prej nga ka dalë ai? Po thoka shtet paralel. Shikoje të pasjellshmin. Atëherë çfarë kërkon t’i në Pensilvani? Domethënë shteti paralel i këtij qenka në Pensilvani.

Atje e paska formuar. Atij i paskan dhënë 400 akra tokë. Atje po e menaxhon punën. Atje janë villat. Kudo që të ikni ne jemi prapa jush, po ju ndjekim”, tha presidenti turk.

Ai kërkoi nga qytetarët që të njoftojnë autoritetet kompetente në rast se njohin pjesëtarë të organizatës terroriste FETO.

“Këta kanë ndarë, kanë copëtuar ummetin. Për këtë arsye sapo që i shihni këta njoftoni gjyqësorin, prokurorinë. Sepse ne nuk mund të merremi më shumë me problemet këtyre. Ende janë duke realizuar seanca të mallkimeve. Muslimani nuk është një njeri i thjeshtë. Çfarë thotë i dashuri Profeti ynë (Muslimani është ai nga dora dhe gjuha e të cilit janë të sigurtë muslimanët)”, thekson Erdoğan.(AA)

 

Next Post
Robert De Niro në rolin e ri shfaqet tejet i rinuar

Robert De Niro në rolin e ri shfaqet tejet i rinuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In