• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Erdogan: Në Shqipëri ka organizata që rrezikojnë sigurinë e Turqisë

by
13/05/2015 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

(E përditësuar)

Presidenti turk ka lëshuar deklarata të forta gjatë inaugurimit të xhamisë së Prezës. Ai është shprehur se në Shqipëri ka grupe terroriste që përdorin fenë si ideologji të tyren dhe se këto grupe rrezikojnë sigurinë kombëtare të Turqisë.

Erdogan nuk e tha konkretisht se për çfarë bëhet fjalë, por ai nënkuptoi kolegjet turke në vendin tonë si dhe disa universitete të cilat sponsorizohen nga Fetullah Gylen.

Gylen njihet si krijuesi i një sërë institucionesh arsimore me ndikim në vendin tonë. Sipas Erdogan, kjo çështje është diskutuar edhe me Presidentin Nishani dhe Kryeministrin Rama.

“Ju jeni në dijeni që në vendin tonë po luftojmë kundër një strukture paralele që është krijuar. Ne e konsiderojmë zyrtarisht atë si një organizatë terroriste që kërcënon vendin tonë, popullin tonë. Luftën kundër kësaj organizate do ta vazhdojmë pa ndërprerje. Unë e di që kjo strukturë ka veprimtarinë edhe në Shqipëri. Unë me vëllezërit e mi të vyer, zotin Nishani dhe zotin Rama e trajtova këtë çështje dhe kam bindjen që ata do të bëjnë atë që duhet. Unë kam bindje e plotë se institucionet shqiptare nuk do të tolerojnë këtë organizatë dhe anëtarët e saj. Turqia me kryesinë e çështjeve fetare dhe me institucionet e tjera është e aftë të sigurojë të gjitha ato shërbime që kjo organizatë ka bërë këtu në Shqipëri. Për këtë çështje duhet të jemi të qartë, duhet ta kemi të qartë” – thaç        Erdogan.

***
Pas takimit kokë më kokë, Presidenti Bujar Nishani dhe homologu i tij turk Recep Erdogan mbajtën konferencën e përbashkët për shtyp, ku theksuan frymën e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve e cila do të finalizohet edhe me një sërë projektesh.

Në koferencën e përbashkët, Nishani tha se  bashkëpunimin tonë e lidhin 89 marrëveshje.  Nishani u shpreh se investimet turke në Shqipëri janë mbi 1 miliardë Dollarë. Gjitahshtu Presidenti Nishani theksoi se në Shqipëri operojnë 296 kompani turke.

 Duke folur për partneritetin presidenti Nishani tha se  Turqia zë vendin e 4 si partner kryesor në ekonomi.

Nishani tha se u arrit marrëveshje për marrjen e eksperiencës në fushën e sigurisë dhe se u  bisedua edhe për ngjarjet shqetësuese në Maqedoni duke theksuar se  kriza në Maqedoni nuk duhet lejuar të përshkallëzohet më tej. Nishani bëri thirrje që autoritetet në Maqedoni duhet të zbardhin sa më shpejt ngjarjen

Ndërsa në fjalën e tij Presidenti Erdogan tha:  “Këtu e ndjejmë veten si në shtëpinë tonë të dytë”.

Erdogan falenderoi presidentin për mikrpritje dhe u shpreh se do të vijojë bashkëpunimi në të gjtiha fushat. Gjithashtu presidenti turk mbështëti integrimin e Shqipërisë në BE. Ai i vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve si historike. Duke u shprehur i gatshëm për bashkëpunim, Erdogan tha se vëllimi tregtar do të jetë 1 mld dollar në vit.

Duke u ndalur tek situata në rajon, Presidenti turk vuri theksin në ngjarjet e fundit në Maqedoni, ku tha se “në Ballkan ka nga ata që duan të cënojnë paqen” vijon …

Në Tiranë po organizohet ceremonia e nisjes së punimeve për xhaminë e Namazgjasë.  Në ceremoni marrinpjesë presidenti turk Erdogan dhe ai shqiptar Nishani.

Në fjalën e tij presidenti turk tha se kjo xhami është simbol i miqësisë tonë.  Ai tha se kjo xhami është simbol gjithashtu i fesë tonë.

Presidenti Erdogan tha se kjo xhami i arrit falë bashkëpunimit me kryeministrin Rama. Turqia për këtë xhami, ka hedhur plot 30 milionë euro.

Duke thënë se e ndjen veten si në shtëpinë e tij, Erdogan tha se sjell përshëndetjet e turqëve për Shqipërinë.

 

Erdogan dhe delegacioni me 120 biznesmenë mbërrin në Tiranë

Nën një ceremoni zyrtare është pritur nga Presidenti Bujar Nishani, homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti tur së bashku me një delegacion rekord prej rreth 120 biznesmenësh turq mbërritën në Tiranë.

Presidenti i Turqisë shoqërohej nga bashkëshortja e tij, ndërsa në ceremoninë e pritjes ka qenë prezentë edhe zonja e parë, Odeta Nishani. Dy homologët kanë patur një takim kokë më kokë, takim që do të pasohet nga nënshkrimi i një marrëveshje.

Rreth orës 12:00 është parashikuar konferenca e përbashkët e kryetarëve të të dy shteteve. Ndërsa në orën 13:30 presidenti i Turqisë do të ketë edhe një takim dhe një fjalë të shkurtër me kryeministrin Rama.

Pas këtij takimi në orën 15:00, Presidenti Erdogan do të jetë i pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve në Xhaminë e Namazgjasë, në prani të Presidentit Nishani.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Erdogan do të zhvillojë edhe një tryezë me biznesin. Presidenti turk Erdogan shoqërohet në këtë vizitë nga një grup biznesmenësh turq që pritet të jenë mbi 100. Në maj të vitit 2014 Presidenti Erdogan anuloi vizitën për shkak të një tragjedie në një miniere në Turqi, ku gjetën vdekjen 201 minatorë.

Nishani-Erdogan-pritja-ne-presidence-.Foto-A-1-600x400

Rexhep Tayyip Erdogan sot Tiranën, ja axhenda

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan viziton sot Tiranën. E cilësuar si një vizitë e shumëpritur kohë më parë, Erdogan do të ketë takime me krerët më të lartë të vendit.

Veç takimeve me figurat politike, Presidenti Erdogan do të vendosë gurin e themelit të xhamisë së Namazgjasë që do të ndërtohet në kryeqytet.

Kjo xhami pritet të jetë një më e madhja në Ballkan. Ajo do të ndërtohet në një hapësirë prej 10 dynim dhe do të ketë 4 minare. Punimet janë parashikuar të zgjasin 2-3 vjet.

Axhenda e presidentit Erdogan nis me takimin me homologun Bujar Nishani, në orën 11.30 ndërsa në orën 13.40 pritet konferenca e përvashkër për shtyp e dy presidentëve.

Në orën 14:00 Erdogan do të takohet me kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Axhenda e presidentit turk përmbyllet me takimin me kryeparlamentarin Ilir Meta, në orën 16.30.

Presidenti i Turqisë shoqërohet nga një delegacion record prej 120 personash.

Erdogan do të lërë Shqipërinë në orën 22.30.

Erdogan vizitën e tij në Tiranë e kishte planifikuar më herët gjatë vitit të kaluar, por u anulua për shkak të tragjedisë që ndodhi në jë minierë në Turqi.

Next Post

Erdogan - Rama, baleti i vështirë diplomatik i Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

July 24, 2026
E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

July 24, 2026
SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

July 24, 2026
Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

July 24, 2026
Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 24, 2026
Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

July 24, 2026
82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

July 24, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Gjobat ndaj Google, Apple dhe Meta, Trump: BE do të paguajë një çmim shumë të lartë

July 24, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

Analisti: Rama e kuptoi më shpejt leximin e protestës se opozita

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Tragjedia në Roskovec, gazetarja zbulon detajet: Prindërit e autorit e mësuan ngjarjen nga policia!

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In