• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Erdogan – Rama, baleti i vështirë diplomatik i Tiranës

by
13/05/2015 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder MINXHOZI

Vizita e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Tiranë shënon një moment kyç në marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Tiranës. I shoqëruar nga një delegacion i rëndësishëm zyrtar, Erdogan zbriti në kryeqytetin shqiptar me disa mesazhe të rëndësishme. Më i pari ishte ai i peshës që Turqia i jep stabilitetit në Ballkan, ku dëshëron të luajë një rol të dorës prej protagonisti. “Këtu ndjehemi si në shtëpinë tonë”, u shpreh presidenti turk, duke risjellë në marrëdhëniet dypalëshe një shprehje që është përsëritur nga të gjithë burrat e shtetit turk që kanë shkelur Tiranën në të shkuarën.

E vërteta e kësaj shprehjeje përmblidhet jo vetëm në historinë e gjatë të përbashkët dhe në lidhjet e ngushta njerëzore, politike, ekonomike e ushtarake që egzistojnë tradicionalisht mes Shqipërisë dhe Turqisë, por edhe në vizionin që Erdogan dhe Davutoglu kanë për këtë pjesë të botës. Një vizion që konsiston në rigjallërimin e të gjitha fijeve nervore të ish-perëndorisë otomane, ku Ballkani ze një vend të privilegjuar.

Mesazhi i dytë i vizitës së Erdogan në Tiranë është ai i mbështetjes politike ndaj një vendi që konsiderohet si aleat shumëplanësh i Turqisë. Pak ditë më parë, Tirana dhe Athina konsumuan incidentin diplomatik të rradhës, e me atë rast shtypi grek nuk ngurroi ta justifikojë atë që ndodhi, me vizitën e afërt të presidentit turk në Tiranë. Hija e Ankarasë në marrëdhëniet shqiptaro-greke ka qenë një histori e vjetër komploti, sa edhe vetë mosha e shtetit shqiptar. Por në kontekstin aktual, kjo prezencë merr një rol edhe më delikat, sepse Shqipëria dhe Greqia  ndodhen në një zgrip të rrezikshëm diplomatik, me një dosje të mbushur me probleme sensitive, e që presin zgjidhje të shpejtë.

Së treti, mesazhi religjioz i vizitës së Erdogan, me 30 milion e hedhur për ndërtimin e xhamisë së madhe, janë vetëm ana e dukshme e një bashkëpunimi, i cili mesa duket do të shtrihet në shumë fusha. Presidenti turk afishoi ambicjen që shkëmbimet mes dy vendeve të arrijnë në një miliard euro, duke rënë dakort gjithashtu që pala turke të financojë ndërtimin e parlamentit të ri shqiptar, si dhe një projekt të rëndësishëm rehabilitimi urban në Gjirokastër.

Vizita e shefit të shtetit turk në Tiranë vjen në një moment kur Turqia vijon të ndodhet në amullinë e shkaktuar nga konfliktet në Lindjen e Mesme, Sirinë dhe ISIS, pa harruar marrëdhënien e komplikuar me SHBA dhe Europën e Bashkuar. Karta ballkanike përbën për Ankaranë afirmimin e një fuqie rajonale që Turqia nuk ka ngurruar asnjëherë ta verë në dukje. Ardhja në Tiranë ishte dëshmia e këtij fakti të pranuar gjerëissht prej kohësh.

Për palën tonë, vizita e kreut të shtetit turk është një mundësi ndihme dhe bashkëpunimi që duhet shfrytëzuar me takt dhe kujdes, për të mos i acaruar edhe më shumë ujrat e deteve Jon e Adriatik, edhe ashtu mjaft të trazuar. Nga ana tjetër, përkrahja e Erdogan është një kartë që Rama është përpjekur ta luajë qysh herët, atëhere kur fitonte zgjedhjet më 2013. Është rasti për të verifkuar sesa ka mbetur ende në këmbë, nga ajo miqësia e atyre muajve, e cila nuk arriti të prodhojë asokohe frytet e përfolura.

Next Post

Reportazh / 20 fotot e Tiranës pa jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktivistët e flotiljes “Sumud” lirohen nga Izraeli / Kthehet edhe shqiptari Goxhaj

Aktivistët e flotiljes “Sumud” lirohen nga Izraeli / Kthehet edhe shqiptari Goxhaj

May 21, 2026
Zbardhet dokumenti i IBAR! Nga korrupsioni te zgjedhjet, ja çfarë u vendos për kriteret e Shqipërisë

Zbardhet dokumenti i IBAR! Nga korrupsioni te zgjedhjet, ja çfarë u vendos për kriteret e Shqipërisë

May 21, 2026
Rasti Baki Goxhaj/ Avokati i Popullit kërkon trajtim dhe siguri nga autoritetet izraelite

Rasti Baki Goxhaj/ Avokati i Popullit kërkon trajtim dhe siguri nga autoritetet izraelite

May 21, 2026
Ukraina trondit Moskën! Forcat speciale godasin selinë e agjencisë ruse të inteligjencës

Ukraina trondit Moskën! Forcat speciale godasin selinë e agjencisë ruse të inteligjencës

May 21, 2026
Grabitet biznesi në Elbasan, publikohen pamjet e vjedhjes

Grabitet biznesi në Elbasan, publikohen pamjet e vjedhjes

May 21, 2026
Franca kundër përfshirjes së NATO-s në një mision për Ngushticën e Hormuzit

Franca kundër përfshirjes së NATO-s në një mision për Ngushticën e Hormuzit

May 21, 2026
Lajm i mirë për fermerët! Të hënën nisin aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë

Lajm i mirë për fermerët! Të hënën nisin aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë

May 21, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

“Kanë kapur thikat dhe po plagosin njëri-tjetrin!”, Alibeaj zbulon ç’po ndodh brenda PD

May 21, 2026
Projektligji për Portën e Alpeve, Balla apel opozitës për unitet në Kuvend

Projektligji për Portën e Alpeve, Balla apel opozitës për unitet në Kuvend

May 21, 2026
Sali Berisha akuza ndaj Ramës: Nuk guxon të përballet në Parlament

Sali Berisha akuza ndaj Ramës: Nuk guxon të përballet në Parlament

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In