• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erdogan trazon Greqinë

by A M
29/11/2023 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetë ditë para vizitës së presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan në Athinë, në gjirin e konservatorëve greke dhe jo vetëm, ka reagime tepër kontradiktore me politikën e jashtme të qeverisë Mitsotakis në lidhje me fqinjin lindor të Greqisë.

Ish-kryeministri grek Antonis Samaras në një intervistë të tij për gazetën Kathimerini, insiston ta quajë Erdoganin “pirat”, duke theksuar se nuk mund të bisedohet me Ankaranë deri sa ajo vazhdon provokimet dhe sfidat e saj  kundër Athinës.

“A mund të pajtohemi sot me atë që të gjithë aleatët dhe partnerët tanë nuk janë dakord? Me atë që të gjithë e konsiderojnë “delen e zezë”? Me atë që i shërben politikisht, ekonomikisht dhe operacionalisht boshtit antiperëndimor? Kështu që unë mendoj se nuk është një ide e mire. Si ish-kryeministër e kam detyrim të flas dhe vijmë te gjëja më e rëndësishme për ne. Shkeljet (nga ana e Turqisë) mund të jenë ulur të paktën përkohësisht, por sfidat jo. Ndërsa faktet e kryera që Turqia ka krijuar kundër nesh janë ende të vlefshme“, tha Antonis Samaras, ish-kryeministër i Greqisë.

Duke iu referuar edhe ish-kryeministrit tjetër konservator Kostas Karamanlis që ka kundërshtuar këtë zbutje të politikës greke ndaj Turqisë, Samaras, që konsiderohet si përfaqësuesi i kahut më ekstrem të Demokracisë së Re , nuk është dakord me vizitën e Erdoganit dhe i dërgon mesazh kreut të qeverisë Kyriakos Mitsotakis se dy ish-kryeministra nuk mund të gabojnë kaq shumë.

“Ekziston memorandumi turko-libian. Ka shkelje faktike të të drejtave sovrane greke në zonat detare të ZEE. Dhe ka deklarata të fundit të Shefit të Forcave të Armatosura Turke  për ishujt tanë që ne gjoja i kemi pushtuar. Mos doni t’ju kujtoj vetë deklaratat e pardjeshme të Erdoganit se zemra e tij rreh në Selanik? Prandaj Turqia provokon vazhdimisht. Dhe krijon fakte të reja kundër nesh. Nëse ndryshon, nëse e merr mbrapsht atë që është bërë, atëherë le të diskutojmë së bashku. Por jo më parë”, shtoi Samaras.

 Ndërkohë , shtypi grek dhe qarqet diplomatike kanë reaguar ndaj një “notam”, një sistemi sigurie paralajmërues që ka lëshuar Ankaraja, me anë të të cilit thuajse ndan në mes Egjeun nga sot deri në 17 dhjetor , për të kryer stërvitje ushtarake me misione shpëtimi , veprim të cilin Athina e konsideron provokues pasi sfidon të drejtat e saj sovrane në ajër dhe në det.

6 vjet pas vizitë së tij të fundit, Erdogan vjen në Athinë për të marrë pjesë në Këshillin e Lartë të bashkëpunimit , në një takim me shumë interes , por edhe me pritshmëri të kufizuara, ndërkohë që ndasitë mes dy fqinjëve , njëkohësisht aleatë në Nato, janë tepër të thella, sidomos në çështjen e kufijve detarë në Egje dhe Mesdheun lindor apo të pretendimeve të Ankarasë për demilitarizimin e ishujve grekë të Egjeut.

/a.d

Next Post
U aksidentua për vdekje nga shqiptari, nëna e 21-vjeçares greke kërkon dënim maksimal për shoferin

U aksidentua për vdekje nga shqiptari, nëna e 21-vjeçares greke kërkon dënim maksimal për shoferin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rodríguez premton lirimin e të burgosurve të ndaluar gjatë drejtimit të Maduros: Venezuela në një epokë të re politike

Rodríguez premton lirimin e të burgosurve të ndaluar gjatë drejtimit të Maduros: Venezuela në një epokë të re politike

January 14, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: SHBA dhe BE nuk e japin dritën jeshile për rëzimin e qeverisë nëse nuk…

January 14, 2026
FOTO/ Digjen posterat e Khameneit, rikthehet Princi Pahlavi, bota “zien” nga protestat për Iranin

FOTO/ Digjen posterat e Khameneit, rikthehet Princi Pahlavi, bota “zien” nga protestat për Iranin

January 14, 2026
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

“Berisha nuk e rrëzon dot Ramën, as me grevë urie, as me 200 veta në shesh”

January 14, 2026
Banka Botërore mban të njëjtin parashikim për Shqipërinë, ekonomia do të rritet me 3.5 për qind këtë vit

Banka Botërore mban të njëjtin parashikim për Shqipërinë, ekonomia do të rritet me 3.5 për qind këtë vit

January 14, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

“Do dal me platformë konkrete”, Salianji: Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga viti 2013

January 14, 2026
Pas mbylljes për shkak të ortekëve, rruga e Thethit hapet për qarkullim/ ARRSH: Kufizim provizor në mesditë

Pas mbylljes për shkak të ortekëve, rruga e Thethit hapet për qarkullim/ ARRSH: Kufizim provizor në mesditë

January 14, 2026
Kreu i LDK: Nuk i shmangem përgjegjësisë! Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj

Kreu i LDK: Nuk i shmangem përgjegjësisë! Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj

January 14, 2026
Takimet e Ramës në Lezhë / Gjin Gjoni: Duhet të kërkonte falje! Ka mbytur në kënetën e korrupsionit…

Gjin Gjoni: Ja tre faktorët që e shtyjnë opozitën drejt qeverisë teknike

January 14, 2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt Fierit

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt Fierit

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In