• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erdogan qetëson publikun: Operacioni në Afrin nuk do të thotë pushtim

by Java News
04/02/2018 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka thënë presidentit francez, Emmanuel Macron, se operacioni i ushtrisë turke brenda Sirisë me qëllim të pastrimit të “elementeve terroriste”, nuk është konceptuar për të marrë përjetësisht territorin sirian.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, ka raportuar më 3 shkurt se Erdogani i ka thënë Macronit në një bisedë telefonike, se Turqia “nuk e ka syrin në territor të ndonjë shteti tjetër”.

Më 20 janar, Turqia ka nisur një operacion tokësor dhe ajror kundër anëtarëve të Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG) në rajonin Afrin të Sirisë që kontrollohet nga kurdët, raporton REL. Ankaraja ka thënë se forcat e saj janë përkrahur nga Ushtria e Lirë Siriane (FSA), e cila synon ta rrëzojë nga pushteti, presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Turqia e akuzon YPG-në, se ka lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), e cila ka zhvilluar kryengritje në juglindje të Turqisë për më shumë se 30 vjet.

Po ashtu, PPK-ja njihet edhe si grup terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Mirëpo, aleatët perëndimorë të Turqisë kanë punuar ngushtë me luftëtarët e YPG-së në betejën kundër ekstremistëve të grupit militant, Shteti Islamik, dhe nuk e konsiderojnë atë grup terrorist.

Macron ka thënë javën e kaluar në një intervistë, se Franca do të përballej me “problem real” nëse fushata turke do të rikthehej në “operacion pushtues”.

Pas deklaratave të liderit francez, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se Franca nuk ka të drejtë “të na jap mësime” në operacionin jashtë kufijve, duke cituar historinë koloniale të Francës.

Këto komente kanë ardhur në mesin e raportimeve se shtatë ushtarë turq janë vrarë më 3 shkurt në përplasjet kundër luftëtarëve kurdë në Siri.

Portali kurd i lajmeve, Rudaë, ka cituar ushtrinë turke të ketë thënë se pesë ushtarë janë vrarë gjatë një sulmi në një tanke turke. Dy të tjerë janë vrarë më herët gjatë ditës në përleshje të ndara.

Nëse konfirmohet, vdekjet do të dërgonin në 14 numrin e ushtarëve turq të vrarë gjatë operacionit në rajonin Afrin.

Në anën tjetër, Qeveria turke ka kundërshtuar një raport nga organizata “Human Rights Ëatch” më 3 shkurt, se rojet kufitare turke janë duke shtënë në mënyrë indirekte dhe janë duke kthyer me forcë azilkërkuesit që po tentojnë të kalojnë në Turqi.

Zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin, u ka thënë gazetarëve se ushtarët turq janë aty për të mbrojtur këta persona dhe se Ankaraja ka pasur “politikën e dyerve të hapura”, që nga fillimi i luftës civile në Siri më 2011. (Koha)

Next Post
Sinoptikanja: “Të hënën e të martën përmirësim i motit, por reshjet do rikthehen shpejt”

Sinoptikanja: “Të hënën e të martën përmirësim i motit, por reshjet do rikthehen shpejt”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

March 23, 2026
Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

March 23, 2026
Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

March 23, 2026
Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

March 23, 2026
50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

March 23, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më mirë të dish, apo të mbetesh i paditur

March 23, 2026
Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

March 23, 2026
Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

March 23, 2026
“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

March 23, 2026
“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In