Pas mbylljes së votimeve për balotazhin në Turqi dhe nisjes zyrtarisht të numërimit, kanë dalë në dritë edhe rezultatet e para deri më tani.
Sipas raportimeve nga mediat turke, nga 95.24% të votave të numëruara deri më tani, Erdogan është përpara me 51.8% të votave në total, ndërsa Kilindaroglu numëron 48.2% të votave nga elektorati turk.
Kujtojmë se turqit votuan edhe për Asamblenë Kombëtare në raundin e parë më 14 maj.