• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erdoğan dhe Putin takohen për herë të dytë brenda 17 ditësh

by A R
05/08/2022 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan nesër do të bëjë një vizitë njëditore në qytetin bregdetar rus Soçi për t’u takuar me homologun e tij rus Vladimir Putin për të diskutuar lidhjet dypalëshe dhe çështjet ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan dhe Putin do të takohen personalisht për herë të dytë në 17 ditë pas takimit në kryeqytetin iranian Teheran, ku liderët patën një takim trepalësh me nikoqirin e tyre, presidentin iranian Ebrahim Raisi për samitin e 7-të në formatin Astana për të diskutuar zhvillimet e fundit në Siri, luftën kundër grupeve terroriste, veçanërisht YPG/PKK dhe DEASH, si dhe situatën humanitare dhe kthimin vullnetar të sirianëve.

Gjatë takimit të tyre më 19 korrik, liderët dënuan praninë dhe aktivitetet e shtuara të grupeve terroriste dhe filialeve të tyre me emra të ndryshëm në pjesë të ndryshme të Sirisë.

Türkiye thekson vazhdimisht vendosmërinë e saj për të çrrënjosur organizatat terroriste në Siri që kërcënojnë sigurinë e saj, duke përfshirë DEASH-in dhe PKK-në, së bashku me degën e saj siriane YPG.

Türkiye përsërit gjithashtu mundësinë e një operacioni tjetër anti-terrorist turk përtej kufirit të tij jugor në veri të Sirisë, pas operacioneve në vitet e fundit, për sa kohë që shqetësimet e kahershme të Ankarasë nuk janë përmbushur.

Përveç Sirisë, Erdoğan dhe Putin do të diskutojnë gjithashtu luftën Rusi-Ukrainë, e cila tashmë është në muajin e saj të gjashtë.

Falë përpjekjeve diplomatike të Türkiye-s për të zhbllokuar eksportet e drithit ukrainas, anija e parë me drithëra që u largua nga një port ukrainas në kohë lufte kaloi nëpër ngushticat turke pasi dje mori një leje sigurie në Istanbul, rrugës për në Liban për një dërgesë që besohet se po ndihmon në lehtësimin e krizës globale të ushqimit.

Türkiye, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje historike më 22 korrik për të rihapur tre porte ukrainase: Odesa, Chernomorsk dhe Yuzhny, për eksportet e drithit që ka ngecur prej muajsh.

Anija e mallrave “Razoni” me flamurin e Sierra Leones, që transporton mbi 26.500 ton misër, është anija e parë e ngarkuar me drithëra që largohet nga porti ukrainas i Odesas dhe pasi mori lejen e sigurisë në Istanbul, anija vazhdon të lundrojë në portin libanez të Tripolit, destinacioni i saj përfundimtar.

Gjithashtu, Erdoğan dhe Putin do të vlerësojnë marrëdhëniet dypalëshe, duke u fokusuar kryesisht në fushat e ekonomisë, tregtisë dhe energjisë, që përbëjnë forcën lëvizëse pas lidhjeve turko-ruse.

Liderët do të shkëmbejnë mendime edhe për hapat e mundshëm për rritjen e bashkëpunimit dypalësh.

/a.r

Next Post
UEFA i beson teknologjisë gjysmë-automatike në duelin Real Madrid-Eintracht Frankfurt

UEFA i beson teknologjisë gjysmë-automatike në duelin Real Madrid-Eintracht Frankfurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In