• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Erdhën ca trimosha dhe…”, BKH i përgjigjet Ramës: Dorëzuam armët te dera! Nuk u përplasëm me Gardën

by A R
14/12/2025 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Byroja Kombëtare  e Hetimit (BKH) ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se disa agjentë të këtij institucioni u paraqitën në godinën e qeverisë dhe se nuk pranuan që të dorëzonin armën, sipas rregullores së sigurisë së lartë të Gardës së Republikës.

Në një njoftim zyrtar, BKH sqaron se ngjarja i referohet datës 20 nëntor 2025, kur tre hetues të saj u paraqitën në ambientet e Këshillit të Ministrave për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme, që parashikonte pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas BKH-së, në hyrjen e brendshme të institucionit, hetuesit u informuan nga Garda se hyrja me armë zjarri nuk lejohej. Njëri prej tyre kërkoi sqarime për mënyrën e depozitimit të armëve, dhe Garda i orientoi drejt dollapëve të posaçëm të sigurisë.

“Më datë 20 nëntor 2025, tre hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) janë paraqitur në ambientet e Këshillit të Ministrave për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë, nr. 118, datë 19.11.2025, përmes të cilit është vendosur masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku.

Në hyrjen e brendshme të Këshillit të Ministrave, hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se sipas rregullave në fuqi, nuk lejohet hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit. Njëri prej hetuesve ka kërkuar sqarim mbi mënyrën dhe vendin e depozitimit të armëve. Garda e Republikës i ka orientuar që armët të liheshin në dollapët e posaçëm të sigurisë, në hyrje të institucionit. Pas verifikimit se ambienti i depozitimit ishte i sigurt dhe i monitoruar me kamera, hetuesit kanë depozituar armët dhe kanë vijuar normalisht me kryerjen e veprimeve procedurale”, thuhet në reagim.

Sipas BKH-së, në asnjë moment nuk ka pasur debat apo përplasje mes hetuesve dhe Gardës së Republikës.

“Theksojmë se në asnjë moment nuk ka pasur debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës së Republikës. E drejta e hetuesve të BKH-së për mbajtjen e armës së zjarrit mbështet tek ligji nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”, ku neni 31, pika 3, parashikon shprehimisht se oficerët e Policisë Gjyqësore, përfshirë ata të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pajisen me armë zjarri sipas legjislacionit në fuqi për përdorimin e tyre”, përfundon reagimi i BKH-së.

Në podcastin “Flasim”, Rama tha se disa efektivë të BKH-së kishin refuzuar të dorëzonin armët në hyrje të Këshillit të Ministrave, në kundërshtim me rregullat e sigurisë. “Si puna e ca trimoshave të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, po kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave, e nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së sigurisë së lartë, të Gardës së Republikës,” u shpreh Rama.

Next Post
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Përplasjet në PD, Tabaku: Debatet duhen bërë brenda forumeve, jo në salla!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 4 vjet burg për kultivim narkotikësh, arrestohet 28-vjeçari në Krujë

February 13, 2026
“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

February 13, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe kërkon interpelancë me ministrin e Bujqësisë: Pse lejohet grabitja dhe tjetërsimi i tokës në Seman?

February 13, 2026
Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

February 13, 2026
Përdhunohet suedezja në Tiranë, në pranga turku

Përdhunohet suedezja në Tiranë, në pranga turku

February 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

“Jemi gati të mbrohemi”, Vuçiç i frikësuar: Aleanca Tiranë-Zagreb, kundër nesh

February 13, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Humb kontrollin e mjetit, 23-vjeçarja vdes pas aksidentit në Vorë–Fushë Prezë

February 13, 2026
Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

February 13, 2026
Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

February 13, 2026
Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In