• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erdhëm, ua hodhëm, ikëm!

by Frrok Çupi
03/02/2021 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ishin të dy përballë në ekranin e televizionit; mes tyre në ‘wall’- një tabelë e gjerë me shifrat e Partisë për fushatën e zgjedhjeve. Ky i thotë se ‘shifrat tuaja janë plot e përplot, por nuk janë të vërteta’. Tjetri përballë, që harroi se mund ta kapte kamera, bëri një mimikë cinike dhe një të qeshur të lumtur. Si të ishe në një skenë kur tjetri qesh pse ‘ta hodhi, e mbaje tani!’.

PD në opozitë e ka ‘të sigurt’ se në 25 prill fiton zgjedhjet dhe merr pushtetin ‘pa kushte’. Të gjitha i ka të zgjidhura, sipas tabelës në ‘ëall’. Një gjë e ka ende të pazgjidhur përfundimisht: E ka, vallë, me të vërtetë këtë që thotë?, apo bën kot? Ky është problemi me veten, që në fund të fundit, zgjidhet po me veten.

Ndërsa para popullit ka një problem më të gjerë, si në një copë paraleleje me perandorin Çezar: Çezari kur hyri në luftë sipas parullës së famshme latine se ‘erdha, pashë dhe fitova’ (Veni, vici, vinci’), mendonte se përballë kishte mbretin e Pontus dhe ushtarët e tij budallenj. Këta tanët, gjithashtu, afërsisht kështu.

Edhe këta erdhën:

Kanë  kohë që nuk ishin këtu. Që në vitin 2017 lanë Parlamentin dhe humbën identitet. Kjo ishte e nevojshme për ta: E para pse sikur të qëndronin në Parlament do të ishte e detyrueshme që të përgjigjeshin për fajet e kryera ndaj vendit (krim dhe korrupsion); dhe kjo shfaqje do të kryhej si një gjyq para publikut; atëherë më mirë jashtë. Arsyeja e dytë, se në sallën e Parlamentit u plasi skandali seksual mes deputetësh; dhe këtë nuk e duronin dot- sidomos kryetari i përparshëm i PD, Berisha.

Tani zbritën në ‘fushë’. Kjo është koha kur do të ‘vilet’ pushteti, prandaj erdhën. Deri tani këtu njerëzit u përpoqën kundër fatkeqësive të mëdha: Tërmet dhe Virus. Mirëpo këta nuk ishin këtu. Pjesa më e madhe e plagëve të tërmetit janë mbyllur dhe vaksina kundër Virusit të vdekjes ka nisur. Koha kur duhet të kërkojnë pushtet. Në listën e premtimeve të tyre ka një parajsë ‘post- vdekje’, që nënkupton parå pa fund në dorë, paga të larta, taksa të ulëta, larje borxhi- aspak, energji zero, karburant për xhaba, studentëve lekë për shkollën, etj.

Edhe këta panë, por… si do të na e hedhin:

Panë rrethe rrotull cilat kishin qenë betejat e tyre, dhe si i kanë shëruar të tjerët. Me siguri, sipas tyre, ka ardhur koha që të përsëritet psikoza popullore ‘pema na lëshon euro’. Në një nga pikat e premtimeve të PD shënohet se ‘do të rriten shpenzimet, por do të ulen taksat’. Në shpenzimet e rritura janë ‘pensionet e 650 mijë njerëzve’, si edhe janë pagat e disa mijëra të tjerëve që do të rriten 20 për qind më shumë se janë sot, qysh ditën e parë. Gjithashtu mjekët 1200 euro, edhe infermierët 1000 euro. Ata që do të marrin kredi në bankë, psh., 10 mijë euro, interesin nuk do ta paguajnë vetë, gjysmën e interesit e paguan shteti. Çmimi i karburantit do të ulet me 24 lekë…

Vetëm fatura e shpenzimeve shkon te 1.2 miliardë euro në vit. Ku merren këto? Në pemë? Përgjigja e liderëve të Partisë është, pak a shumë kjo: ‘Populli vetë do t’i sigurojë, sepse do të blejë më shumë karburant, e kështu e kapim…’. Nëse nuk do të blejnë kaq shumë karburant, kush do me ia dijë. Edhe nëse nuk bëhet realitet asgjë nga këto premtime ajrore, prapë ‘kush do me ia dijë’. Në  fund të fundit ‘ua hodhëm!’.

Nuk është hera e parë kur ‘populli i ndershëm’ i zgjidh vetë krizat e veta…, o t’i zgjidhë o të vrasë veten. Në vitin 1997, lideri më i lartë i vendit e kishte drejtuar popullin drejt piramidave financiare të vetëquajtura ‘Sude’, ’Vefa’, ‘Xhaferi’… Lideri i bëri thirrje popullit të shesë ç’kishte dhe t’i fusë paratë në firmat piramidale. Ai u betua, njësoj si sot, se “Paratë e popullit shqiptar janë të pastra’. Kur u rrëzuan skemat piramidale, u shemb gjithë shteti, u vranë mijëra, u vetëvrarën qindra, nisi e mbaroi lufta civile, u shkatërrua vendi…

Këta janë të njëjtët; por sot erdhën për të parë humnerat që lanë dhe për t’i përsëritur. Po na e hodhën!- u lumtë.

… Dhe ikin.

Ka një arsye të fortë pse opozitës së sotme, sidomos PD-së, i kushtojnë shumë pak humbjet. Nëse njerëzit nuk do të jenë aq budallenj sa këta ‘tua hedhin prapë’, atëherë këta humbin padyshim, edhe në njëmijë zgjedhjet që vijnë. Edhe nëse nuk humbin, duhet të humbin; se ndryshe populli del i turpëruar ‘si ua hodhën përsëri’. PD-së nuk i bëjnë përshtypje humbjet, sepse nuk e njeh fitoren e vërtetë. Ose ka fituar një herë e dikur sepse populli ishte kundër diktaturës komuniste; ose është përçarë kundërshtari socialist; ose ka thënë premtime që kurrë nuk i ka mbajtur. Sot e kësaj dite ka ca fanatikë të PD që dalin te sheshi dhe tregojnë me dorë: ‘Ja ku do të vijë tramvaji!, sipas Bashës.

Humbjet nuk i dhembin kurrë PD-së, sepse nuk ka harxhuar asgjë për to; thjesht ka besuar marrëzitë e veta. As harxhoi gjë për Çadrën, as për Teatrin, as për Unazën, as për Rrugën e Kombit, as për protestën e Kalimashit. Prej tyre veçse ka fituar dikush, ca para në xhepa. Populli, po e hëngri, le të ndodhë- thonë ata- njësoj si në ekran kur qeshi lideri me cinizëm.

Këta kanë mbërritur në inversin e Çezarit; ai thoshte se ‘udhëheqësi kurrë të mos arrijë në pikën që të besojë marrëzitë e veta’.

Next Post
Studimi i ri: Ja sa zgjat imuniteti tek personat pas infektimit me COVID

Studimi i ri: Ja sa zgjat imuniteti tek personat pas infektimit me COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë, kriteret dhe afatet për kandidatët! Ja si do zgjidhet pasardhësi i Sokol Sadushit

SHKRESA/ Ngërçi me pagat e magjistratëve, Sokol Sadushi thërret gjyqtarët në mbledhje urgjente më 10 shtator

September 8, 2026
Ngërçi politik në Kosovë, Shoqëria Civile i drejtohet Kushtetueses për afatin e konstituimit të Kuvendit!

A do të mbyllet konstituimi i Kuvendit të Kosovës më 9 shtator?

September 8, 2026
Deputetja Iris Luarasi u përndoq dhe u fye nga protestuesit, Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor!

Deputetja Iris Luarasi u përndoq dhe u fye nga protestuesit, Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor!

September 8, 2026
Do blinte toka në Shqipëri, do investonte në Bogovë dhe u zhduk në Greqi, gjendet e copëtuar pasaporta e kinezes! Burri: Shkoi në takim dhe…

Do blinte toka në Shqipëri, do investonte në Bogovë dhe u zhduk në Greqi, gjendet e copëtuar pasaporta e kinezes! Burri: Shkoi në takim dhe…

September 8, 2026
Vatër zjarri pranë Fushës së Aviacionit në Gjirokastër, shuhet në kohë! Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Vatër zjarri pranë Fushës së Aviacionit në Gjirokastër, shuhet në kohë! Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

September 8, 2026
VIDEO/ “Patronazhist, të q*fsha robt”- Skandal me fyerje dhe kërcënime në shesh, protestuesit përplasen me njëri-tjetrin për bllokimin e rrugës!

VIDEO/ “Patronazhist, të q*fsha robt”- Skandal me fyerje dhe kërcënime në shesh, protestuesit përplasen me njëri-tjetrin për bllokimin e rrugës!

September 8, 2026
“Unë të ndihmova të fitoje!”- Pakt sekret me Rogertin për fitoren e BBVA?! Reagon Selin, zbulohen të pathënat e VIP-ave shqiptarë

“Unë të ndihmova të fitoje!”- Pakt sekret me Rogertin për fitoren e BBVA?! Reagon Selin, zbulohen të pathënat e VIP-ave shqiptarë

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com