Kur vjen puna te tradhtia, personazhet e showbizit ndahen në disa kategori. Disa që e kanë provuar si shije, disa që nuk e pranojnë e disa të tjerë që nuk e kanë provuar ende.
Këngëtarja shqiptare Era Rusi jo vetëm e paska përjetuar tradhtinë, por e ka kapur dhe mat të dashurin duke ia dredhur.
Ja ç`tregoi ajo në “E Diell”.
“Unë nuk jam natyrë grricëse, por Zoti mi sjell vetë gjërat” pohon Era.
“Një ditë më ishte fikur telefoni, por më duhet të shkoja në koncert. Ia marr telefonit shokut tim dhe i kërkoj atij të marrë disa tualete tek makina kur ndërkohë vjen një përgjigje nga një numër që nuk e njihja ku shkruhej: mirë faleminderit. Aq desha unë” tregon Era.
“Unë e kam shtëpinë në kat të shtatë dhe shoku e ka bërë rrugën për 30 sec nga sikleti. Kur ai erdhi lart, unë nuk reagova dhe ia ktheva mbrapsht telefonin” vazhdon rrëfimin e saj Rusi.
Po çfarë ndodhi më tej?
“Kur mbërrij afër vendin të koncertit, i kërkoj sërish telefonin dhe gjejeni pak, mesazhi nuk ekzistonte më. Hë ma sqaroni pak përse e kishte fshirë?” deklaroi Era duke mos e sqaruar nëse bëhej fjalë për historinë më të fundit të dashurisë apo jo.
E fundja, ç`rëndësi ka, Era pati guximin ta thoshtë në ekran duke përforcuar edhe njëherë natyrën mjaft të hapur të saj.