• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tjetër kënd për fëmijët në Tiranë, Veliaj: Investim i duhur për 50 vitet që vijnë

by A R
21/07/2019 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Njësinë 9 është hapur këndi më i ri, një hapësirë rekreative që plotëson të nevojat e të gjitha grupmoshave të komunitetit, me module e lodra për fëmijë, si dhe hapësira çlodhje për më të rriturit.

“Është një ditë fantastike sa herë që pastrohet një copë e Tiranës, sa herë që pastrohet një kënd, sa herë ikin ferrat, mbeturinat dhe sa herë që largohen makinat për t’i hapur rrugë një këndi fëmijësh. Jam shumë i lumtur që në Njësinë 9, këndi më i ri, këndi i 50-të i lodrave në Tiranë, në rreth 50 muaj punë që kemi në Bashkinë e Tiranës, u bë realitet falë ndihmës fantastike që na kanë dhënë kolegët e miqtë e DigitAlb”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pas përurimit të këndit.

Ai tha se ajo në të cilën duhet të fokusohemi është si do duket Tirana në 50 vitet e ardhshme.

“Me aplikacionin FaceApp mund të shohim se si do dukemi pas 50 vitesh, por nëse duam të dimë si do duket Tirana pas 50 vitesh, do të duhet të ndërtojmë kënde lodrash, ku fëmijët mësojnë si të luajnë në komunitet, si humbasin, si fitojnë, të mësojnë si rrëzohen, por të mësojnë edhe si të ngrihen përsëri në këmbë. Ndaj, mendoj se FaceApp i qytetit janë këndet e lodrave. Aty kuptojmë si do duket qyteti pas 50 vitesh, nëse do jemi më solidarë, më të civilizuar, më të pastër, nëse do dimë të luajmë në skuadër, nëse do kemi një ndjesi komunitare. Për Tiranën e 50 viteve që vijnë, besoj se kemi bërë investimin e duhur”, tha Veliaj.

Veliaj ftoi kompanitë e ndryshme që të ndjekin të njëjtin model.

“Gjithmonë e më shumë kompani shqiptare, në vend që t’i shpenzojnë duke bërë një festë të stafit, një ekskursion, një drekë apo darkë, kanë vendosur t’i investojnë për diçka që do të mbetet në komunitet, një herë duke mbjellë pemë, sot duke ndërtuar një kënd lojërash, nesër duke bashkëpunuar tek Piramida apo diku tjetër. Është mënyra më e mirë se si ato financa që janë lënë mënjanë për marketingun, mund të bëjnë një marketing që zgjat më shumë se sa një spot apo më shumë se sa një festë sepse zgjat në kujtesën e të gjithë këtyre fëmijëve që, teksa rriten, do kuptojnë se mësimet e para i morën në këtë kënd lodrash”, u shpreh Veliaj.

Next Post
Gruaja nga Elbasani çon burrin në “gjyq”: Do të më ikë nga shtëpia, vëllai mban pensionin e mamasë

Gruaja nga Elbasani çon burrin në "gjyq": Do të më ikë nga shtëpia, vëllai mban pensionin e mamasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com