Në evenimentin e shumëpritur të Microsoft, kompania i prezantoi publikut një raport të detajuar përsa i përket adoptimit dhe përdorimit të sistemit të saj operativ Windows 10. Terry Myerson, shefi ekzekutiv i divizioni të softuerit dhe harduerit pranë Microsoft, zbuloi se aktualisht Windows 10 është instaluar në 110 milion pajisje.
Për të rimarrë terrenin e humbur në fushën e lëvizshmërisë, qëllimi është i qartë: të sjellë kompjuterat personale në një epokë të re, nëpërmjet pajisjeve hibride.
Telefonat me pajisje fikse me teknologji kompjuterike dhe sipërfaqe Continuum-portativ tabletë.
Lajmi që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte ai për krijimin e një aplikacioni të ri universal të gjigandit social, Facebook, Instagram apo Messenger gjithashtu do të vijë në formën e aplikacioneve universale.
Në këtë mënyrë aplikacioni Facebook, Instagram dhe Messenger do të jetë i njëjti në të gjitha pajisjet Windows.