Një nga momentet që ngjalli shumë polemika ishte ajo prekje e topit me dore nga Cucurella në shtesën e ndeshjes.
Një goditje e fortë e Musialës bëri që futbollisti spanjoll pa vetëdije të prekte me dore topin brenda zonës. Megjithatë pavarësisht kësaj, për arbitrin anglez, Antoni Taylor nuk kishte dyshime duke lënë lojën të vazhdojë.
Pavarësisht protestave të shumta te Pancerave, Taylor ishte i vendosur se nuk ishte një penallti.
Menjëherë pas kësaj kanë shpërthyer dhe mediat në Gjermani, duke e konsideruar Taylerin si protagonistin kryesor që i dhuroi kualifikimin kombëtares spanjolle.