• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Epidemiologu: Situata gripale nuk është e rrezikshme, s’ka vend për panik, java e ardhshme do jetë ndryshe

by Java News
04/01/2017 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk ka vend për panik. Situata gripale në vend nuk është e rrezikshme. Pritet që nga java që vjen të kemi një trend të rënieve të rasteve”. Kështu deklaroi gjatë Artan Simaku, Epidemiolog në Institutin e Shëndetit Publik në rubrikën ‘Opinon’ në “News24”.

Ai bëri thirrje se nuk ka vend për panik, pasi situata është nën monitorim dhe gjithçka është në kontroll. Në një kohë kur thuhet se numri i të prekurve nga virusi ka arritur në 18 mijë, Simaku bëri të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion vaksinën anti-grip, për të gjithë popullatën.

Po ashtu ai bëri të ditur se bazuar në të dhënat e ISHP, pritet që vala e të prekurve nga ky virus të ulet në javët në vijim, por asgjë nuk mund të parashikohet me gripin.

“Vaksina do të ofrohet falas nga Ministria e Shëndetësisë. Nuk ka vend për panik, dhe situata nuk është e rrezikshme. Nuk do të ketë më rritje të numrit të të prekurve. Pritet që nga java që vjen të kemi një trend në rënie të rasteve. Tani është piku i qarkullimit të gripit. Një nga metodat e parandalimit është vaksinimi. Personat më të rriskuar janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëne dhe personat me sëmundje kronike. Përveç gripit ka dhe viruse të tjera, siç është virusi aspirator, që ka klinikë të ngjashme, por më i rëndë. Vaksina e gripit, ndryshe nga të gjerat, duhet të bëhet çdo vit. Pasi çdo vit viruset pësojnë ndryshime të ndryshme gjenetike. Gripi pritet që të ketë një rënie në javët në vijim. Por asgjë nuk është e parashikueshme, pasi varet dhe nga temperaturat. Klima e ftohtë e favorizon përhapjen dhe popullata duhet të ketë kujdes. Gjëja e parë që një person duhet të bëj është që të paraqitet direkt tek mjeku i familjes. Të shmang shkuarjen në farmaci. Numri i rasteve është më i lartë sesa vitin e kaluar. Këtë vit u rritën mbi aktivitetin normal sezonal. Nuk ka ndryshim tjetër nga viti i kaluar përveç shtimit të rasteve.”, thekson Simaku.

Po ashtu, epidemiologu theksoi se deri më tani nuk ka asnjë rast të personave të prekur nga gripi në gjendje të rëndë, por vetëm ata që vuajnë nga sëmundje të tjera kronike. “ISHP monitoron çdo ditë personat në gjendje të rëndë që janë shtruar në spitale. Monitorojmë shtrimet dhe repartin e Kujdesit Intensiv. Këta persona janë të shtruar dhe me diagnoza të tjera. Nuk janë vetëm me grip. Jo se janë raste të gripit.”, përfundoi ai./a.k

Next Post
Bumi i turizmit të kruzerëve në 2017, Saranda e papërgatitur

Bumi i turizmit të kruzerëve në 2017, Saranda e papërgatitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In