• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Epidemia” e zjarreve në Greqi, mbi 300 persona të arrestuar, 36 prej tyre piromanë!

by A. Q
22/08/2026 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 300 persona janë arrestuar në Greqi që nga fillimi i vitit, të dyshuar si shkaktarë të zjarreve në pyje, duke përfshirë këtu jo vetëm zjarrvënien e qëllimshme, por edhe pakujdesinë.

Sipas zëdhënësit të zjarrfikësve grekë, Giorgos Artopoios, nga këto raste, 272 lidhen me zjarrvënie nga pakujdesia, ndërsa 36 raste dyshohet se janë shkaktuar me dashje.

Një nga rastet e fundit u shënua në ishullin e Kretës, ku një zjarr pranë një zone pyjore dyshohet se nisi pasi një turist kishte ndezur një skarë me qymyr pranë pyllit. Turisti u deklaroi autoriteteve se nuk ishte në dijeni se përdorimi i zjarrit në ambiente të hapura ishte i ndaluar gjatë periudhave me erë të fortë dhe mot të thatë.

Ndërkohë, autoritetet greke paralajmërojnë për rritje të rrezikut nga zjarret për shkak të thatësirës, erërave të forta dhe temperaturave ekstreme. Në ditët në vijim, në pjesën më të madhe të vendit priten temperatura mbi 40 gradë Celsius, ndërsa vala e të nxehtit pritet të zgjasë deri në mesin e javës së ardhshme. Kushtet e vështira atmosferike favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve, duke rritur gatishmërinë e shërbimeve të emergjencës.

Greqia po përpiqet ndërkohë të forcojë edhe mbrojtjen e monumenteve historike. Me qëllimin të parandalohen dëmet nga zjarret në zonat me rëndësi kulturore, autoritetet greke kanë nisur instalimin e një sistemi modern monitorimi dhe alarmi për zbulimin e hershëm të zjarreve. Sistemi është testuar me sukses pranë Akropolit të Mikenës, në gadishullin e Peloponezit, dhe do të vendoset në 22 qendra historike në të gjithë vendin.

Pajisjet përfshijnë kamera optike dhe termike, disa prej të cilave ofrojnë pamje panoramike 360 gradë. Ato mund të monitorojnë zona të mëdha dhe të identifikojnë shenja të hershme të zjarrit. Deri në fund të gushtit pritet të aktivizohen gjashtë sisteme të reja, ndërsa tetë sisteme të tjera pritet të instalohen gjatë muajit shtator.

 

Next Post
Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com