• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Epidemia e fruthit në Europë, ISHP: Në Shqipëri nuk ka vend për alarm, janë kryer vaksinimet

by Java News
23/08/2018 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se në Shqipëri nuk ka vend për alarm lidhur me epideminë e Fruthit. Ndërsa ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik ka forcuar masat për parandalimin e rikthimit të shpërthimeve epidemike të Fruthit.

ISHP ka deklaruar se gjatë këtij viti janë kryer mbi 77500 vaksinime.

Njoftimi i i ISHP:

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se në Shqipëri nuk ka vend për alarm lidhur me epidemin e Fruthit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik ka forcuar masat për parandalimin e rikthimit të shpërthimeve epidemike të Fruthit.

Gjatë këtij viti janë kryer mbi 77500 vaksinime nga të cilat mbi 26400 janë vaksinime të personave të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar ose mbulesa vaksinale nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe mbi 51100 vaksinime jashtë rutinës që iu takojnë personave të kontaktit, individëve që rezultojnë me një dozë vaksine fruthi apo të pavaksinuar si dhe persona risku.

Vaksinimi i personave dhe grupeve të riskut është kryer sipas një strategjie të caktuar, konkretisht:

Prej dy vitesh vazhdon vaksinimi i kohorteve të datëlindjeve 1980-1990 që janë me një doze, ndërkohë që është bërë dhe vaksinimin i kohorteve të datëlindjeve 16-20 vjeç.

Është realizuar evidentimi i fëmijëve të prapambetur në kryerjen e vaksinimit dhe vaksinim i tyre i menjëhershëm dhe po ashtu është bërë vaksinim i popullatës së komunitetit rom si kontigjent lëvizës në të gjitha rrethet.

Gjithashtu në vazhdim të masave për vaksinimin e qytetarëve ISHP ka ndërmarrë edhe;

Takime me mjekët pediatër dhe ata të konsultorit të cilët kanë sugjeruar shtyrjen e moshës së vaksinimit dhe trajnime të tyre.

Evidentim dhe plotësim i skemës së vaksinimit me dy doza vaksinë ndaj fruthit për të gjithë fëmijët.

Takime dhe përfshirje të mjekëve të familjes në proçesin e vaksinimit.

Takime me përfaqësues të komunitetit Musliman, duke qenë se një pjesë e refuzimeve vijnë nga persona me besim fetar dhe organizim i vaksinimeve në këto komunitete.

Izolim në pavione të caktuara (në pediatri dhe sherbimin e semundjeve infektive ) dhe vetëizolim për rastet ambulatore.
Masa standarte të kontrollit të infeksionit dhe të transmetimit ajror.

Përdorim i maskave nga personeli dhe pacientët kur shkojnë në ekzaminime.

Vaksinim i personelit shëndetësor në spitale dhe qendra shëndetësore.

Monitorim i gjendjes mbrojtëse të personelit ndaj Fruthit.

Vaksinim brenda 72 orëve i kontakteve.

Vendosja e survejancës aktive në QSUT dhe në nivel kombëtar.

Takime dhe trajnime me pjesëmarrjen e mjekëve të institucioneve parashkollore dhe shkollore si dhe mjekëve të familjes.

Monitorim të zbatimit të ligjit ndaj sëmundjeve infektive për evidencën e kartës së vaksinimit për çdo fëmijë apo nxënës që frekuenton institucionet parashkollore, shkollore dhe universitetet.

a.ç

Next Post
A do e shkaktojë Turqia, krizën e ardhshme botërore?

A do e shkaktojë Turqia, krizën e ardhshme botërore?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In