• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Epidemi apo infodemi?

by Skënder Minxhozi
26/02/2020 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Kur shpërtheu SARS, 17 vjet të shkuara, rrjetet sociale nuk egzistonin. Kishte telefona celularë, kishte internet, por nuk kishte demokraci verbale të turmës si sot. Informacioni ishte pronë e mediave, ku rëndom ndodhin shumë gjëra të këqia, por ku bëhet gjithashtu edhe gazetari e vërtetë nga profesionistë të lajmit.

Skenari i sotëm që ka gjetur shpërthimi i virusit të rradhës, coronavirusit kinez, është krejt i ndryshëm. Sapo i dalin analizat një australiani të infektuar, gjendja e tij nuk është problemi i familjes, lagjes apo qytetit ku ai jeton. Jo! Është një lajm planetar. E marrin vesh edhe në Pogradec e Kukës, që një australian ju shtua listës së të sëmurëve me coronavirus! Sot ka faqe të cilat rrinë e numërojnë në kohë reale rastet e reja, moshat e tyre, vendndodhjen, pacientët në gjendje kritike dhe viktimat. Një garë botërore për të tmerruar njerëzit, e cila në mënyrë të pashmangshme krijon një realitet të rrejshëm dhe dukshëm të fryrë në lidhje me coronavirusin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaronte dje se 95% e pacientëve e kalojnë pa asnjë problem virozën më të re që ka goditur botën. Deklaronte gjithashtu se vdekshmëria brenda Kinës është të paktën tre herë më e madhe, deri tani, në krahasim më vdekjet jashtë territorit kinez. Megjithatë tam-tami mediatik botëror nuk ndalet, e për këtë po kontribuon jo vetëm zhurma në mediat klasike, gazeta, televizione e faqe online, por kryesisht rrjetet e shumta sociale. Të cilat sjellin lloj-lloj informacionesh, thashethemesh, fjalësh të vërteta, por më shumë të rreme.

Italia është vendi evropian më i goditur nga coronavirus. Aty ka deri tani 11 të vdekur dhe mbi 350 të infektuar. E megjithatë, nëse sheh statistikat zyrtare, çdo vit në vendin fqinj vdesin 300-400 persona si pasojë direkte e gripit të zakonshëm sezonal, numër ky që shkon në 4-10 mijë vdekje, nëse merren parasysh komplikacionet që gripi shkakton në sëmundje të tjera tek të sëmurët. E njëjta situatë me gripin normal është në të gjithë botën. Çdo dimër prodhon mijëra vdekje nga gripi, por askush nuk shqetësohet në përmasat e asaj që po shohim tani me virozën e fundit.

Coronavirus është një lajm planetar. Kjo tregon seriozitetin e një situate të krijuar nga një virus i panjohur dhe që nuk ka momentalisht as medikamente dhe as vaksina që ta luftojnë. Megjithatë, përtej kërcënimit real të infeksionit, qeveritë dhe organizatat më të mëdha të shëndetit në botë, po shqetësohen për mbi-reagimin dhe panikun që po shkakton kjo sëmundje në të katër anët e planetit. Kryqëzimi i Covid-2019, me “viruset” Facebook, Twitter, Instagram etj, qenka vërtetë një sfidë globale, shumë më serioze sesa vetë sëmundja. Sepse corona është kthyer në një infodemi, para se të ishte epidemi dhe para se të bëhet pandemi. Jemi të infektuar me lajme, shumë më tepër sesa me virus. Dhe për këtë të fundit ka masa mbrojtëse. Të parave si i bëhet?!

Next Post
Helmohen nga tymi i kaldajës dy nxënës në Bulqizë, një prej tyre niset me urgjencë drejt Tiranës

Helmohen nga tymi i kaldajës dy nxënës në Bulqizë, një prej tyre niset me urgjencë drejt Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com