• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Enveriada: Autopsia e një “Distopie”

by Ardit Rada
03/02/2021 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Tobias Haxhiu

Ishte mbase muzgu më i acartë i këtij fillimviti kur Alfred Peza, shkrimtari i “Sarah”, më dhuroi librin e tij të sapobotuar “Enveriada”. Biseduam për pak çaste nen fshikullimën e erës së ftohtë, që dukej si diçka e paqenë për Pezën, përball asaj çka donte të shprehte mbi krijimin e tij më të fundit; dhe ky detaj më dha bindjen fillestare, ende pa e shfletuar librin, se vepra në fjalë do t’qe e tjetër kalibri.
“Derisa të bëhen të vetëdijshëm, ata kurrë s’do të rebelohen, dhe derisa të rebelohen, ata s’do të bëhen të vetëdijshëm.” – thotë Oruelli në librin e tij “1984”, fjalë që kanë një përkitje filozofike me idetë e shpalosura në distopinë “Enveriada” të Pezës.

Në rastin e Enveriadës, nuk kemi të bëjmë me një distopi tipike, e cila zakonisht parafytyrohet se i përket një shoqërie hipotetike ose një bote të karakterizuar nga disa shprehje shtypëse shoqërore apo politike, shpesh në lidhje me ose si pasojë e kushteve të rrezikshme mjedisore, por me vetë sistemin e përmbysur komunist në Shqipëri.

Megjithatë, në këtë roman, ashtu si në veprat madhore të këtij zhanri, rëndom gjejmë elemente që lidhen me pikëpamjet pesimiste të klasës drejtuese, apo të një qeverie brutale, e cila sundon me “grusht të hekurt” frymët e saj. Por, një zhvillues tipik i romaneve distopike shfaqet ndërkaq; pandehma se një ditë gjithçka do të marrë fund.

Kjo mbase është edhe frika në thelb të sundimit të Pasardhësit. Ky prijës i ri, ulur në fron falë mbështetjes së fuqishme të Shefes, gruas së Paraardhësit të vdekur, kërkon me çdo kusht që të lërë gjurmën e tij në historinë e vendit. I lodhur nga përcjellja e letrave të popullit, ku ai dëshmon ankesat dhe naivitetin e masës së shtypur, Pasardhësi merr vendimin për ta zhbërë këtë divizion. Por, ashtu siç Mark-Alemi zbulon rëndësinë e andrallave të “Pallatit të Ëndrrave” në romanin e Kadaresë, edhe Pasardhësi ndriçohet rreth vlerës së tyre përmes pranisë së një tjetër personazhi, Besim K.

Ky i fundit merr rolin e mentorit për Udhëheqësin e Ri, duke i shpalosur atij një botë të fshehur nën hundën e të gjithëve. Shpejt Pasardhësi do ta gjejë veten në nëntokën e Tiranës, ku të fshehta djallëzore e presin në një qytet tunelesh e fantazmash. Madje, vagëllimthi, ndërsa eksploron këtë labirint, ai dallon figurën e Paraardhësit, që si Minotauri endet përjetë korridoreve të kësaj megastrukture. Të gjitha këto janë pjesë e një organizmi okult kontrolli, “Syrit të Shqiponjës”.
Kjo qendër sekrete ka për synim programimin e të ardhmes së pushtetit, dhe në një farë mënyre, trashëgimin e tij në bazë të një linje të paracaktuar. Pasardhësi kupton se është një prodhim i saj, dhe se pa të, s’mund të ketë pushtet. Ndërsa lexon Letrat e Popullit ai mpreh shqisat, si të një shqiponje, e aftë për të diktuar edhe lëvizjet më të befta, shfryrjet në dukje më të padëmshme mes rreshtave, intrigat, që ndonjëherë janë kambanat e para të alarmit për një rebelim të mundshëm.
Letrat e Popullit janë mekanizmi i mençur që autori ka zgjedhur për të na shpalosur një tablo shoqërore të epokës, dhe njëherësh, shpalosje e mizorive të pushtetit, të pandjeshëm ndaj fateve njerëzore. Kështu, një linjë e rëndësishme në roman është ajo e dashurisë së pamundur mes Sofi Tafajt dhe Gjergjit, birit të Pasardhësit të vetëvrarë, dukshëm një aluzion mes romancës tragjike të Silva Turdiut dhe Skënder Shehut. Por, duhet të jemi të qartë: ky roman nuk është një kronikë historike!

Në këndvështrimin tim, vepra zhvillohet më së shumti si një sagë për Diktaturën, që e zbërthen periudhën dhe filozofinë e saj me një saktësi klinike. Nga flirtet e të rinjve në Bulevard e deri te lutjet e një të internuari për të vërtetën e syrgjynit të tij, ky libër përmbledh në pak kapituj, marrëzinë e përbindshme që e mbajti në këmbë për më shumë se 40 vite, një sistem të mirëfilltë distopik.
Megjithatë, përtej shqyrtimit të ngjarjeve madhore që shënjuan komunizmin, indici se etërit themelues të pluralizmit në vend janë po ata, bijtë e “Syrit të Shqiponjës”, na shtyn ne të rinjve të demokracisë të besojmë se shumë gjera nuk janë ashtu siç duken. Guximi për ta interpretuar një nocion të tillë historik në këtë roman, doemos i jep këtij krijimi dimensione të tjera vërtetësie, dhe autorit një vlerë të shtuar si rrëfyes, sidomos në rastin kur vetë krijuesi ka qenë dhe është pjesë aktive e jetës shoqërore e politike në vend.

Jam i mendimit se ky roman është mbase një nga prurjet më domethënëse në vazhdën e trillit mbi diktaturën, dhe si i tillë, sjell për lexuesin një aliazh të stilit bashkëkohor letrar dhe traditës narrative të letërsisë tonë.

Me shpresën se hijet e totalitarizmit të shkuar janë venitur, i shpreh përgëzimet e mia autorit dhe uroj që libri përmbyllës i trilogjisë të shohë dritën e botimin sa më parë.

Next Post
Kurimet e gabuara për Covid-19, mjekët: Shumë të sëmurë vijnë me vonesë në spital

Kurimet e gabuara për Covid-19, mjekët: Shumë të sëmurë vijnë me vonesë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy pilotët përleshen me thika në kabinë, devijohet avioni me pasagjerë izraelitë! Udhëtonte nga Dubai, Tel Avivi dyshon për akt terrorist

Dy pilotët përleshen me thika në kabinë, devijohet avioni me pasagjerë izraelitë! Udhëtonte nga Dubai, Tel Avivi dyshon për akt terrorist

September 30, 2026
Zjarr në një pikë grumbullimi skrapi në Fllakë të Durrësit, të panjohura shkaqet!

Zjarr në një pikë grumbullimi skrapi në Fllakë të Durrësit, të panjohura shkaqet!

September 30, 2026
Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI -

“Largoni Trump nga pushteti!”, Irani me mesazh për amerikanët, Trump: Teherani do dorëzohet

September 30, 2026
Greqia merr masat dhe ndërhyn në tregun e çmimit të karburanteve, nafta ulet deri në 20 cent për litër!

Greqia merr masat dhe ndërhyn në tregun e çmimit të karburanteve, nafta ulet deri në 20 cent për litër!

September 30, 2026
Forcimi i lekut/ Ekspertët zbulojnë çfarë po ndodh me monedhën europiane: Euro ka rënë me 9.1% në krahasim me vitin e kaluar…!

Mbi 8.4 mld euro rezervë valutore, forcohet leku, “ngushtohet” hapësira e Bankës së Shqipërisë

September 30, 2026
Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

September 30, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

Brukseli ‘hap thesin’ për Shqipërinë! Pas afrimit të integrimit në BE, vijnë edhe mbi 200 mln euro të tjera: Vijoni me reformat!

September 30, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

EMRAT/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me rreth 21 vite burg në total për dy anëtarët e grupit të trafikut të drogës

September 30, 2026
Emri/ Ndryshime në SHISH: Lirohet nga detyra Inspektorja e Përgjithshme, ja kush emërohet

Kush e shkatërroi shërbimin sekret?

September 30, 2026
Republika popullore e protestës

Kuvendi, teatri politik ku qytetari paguan faturën

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com