• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Enver Robelli flet hapur për Shqipërinë politike: Garë bandash!

by Java News
04/03/2019 22:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Enver Robelli në lidhje “Skype” me emisionin  “A Show” në News 24 ka komentuar zhvillimet politike në Gadishullin e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ai theksoi se situata politike në Shqipëria është tepër kaotike dhe i gjithë ky realitet, shtoi ai, reflekton negativitet në të gjithë kontinentin europian. Duke komentuar artikullin e medias gjermane “Der Spiegel” të titulluar “Pranvera Ballkanike”, Robelli pohoi se situata politike dhe sociale në vitet e fundit është ashpërsuar ndjeshëm në Ballkan.

“Ka një bindje të përgjithshme të gazetarëve që raportojnë nga Ballkani se situata politike është ashpërsuar në këto vitet e fundit. Në çështjet e rëndësishme duhet të kërkohet shkathtësia e politikanit që të integrojë edhe opozitën. Betejat që autokratët i zhvillojnë në Evropë janë kundër opozitës  në vendin e tyre.  Në Serbi shohim shumë protesta kundër Aleksandër Vuçiçit. Në Malin e Zi ka ardhur koha për ndryshime. Shqipëria pasqyrohet në një situatë kaotike në fushën e politikës dhe kjo nuk është e mirë.

 

Unë mendoj se nuk do të duhej të kultivohet armiqësia që është kultivuar që nga rënia e komunizmit. Duke patur parasysh zhvillimet në rajon, duhet të këtë një kthjellim të sferës politike.  Këtu duket sikur bëjnë garë dy banda për të garuar me njëra tjetrën. Njëra vjen në pushtet, tjera vijon sërish avazin e vjetër. Politika është shndërruar për të vjedhur dhje jo për të shërbyer. Ne nuk jemi mësuar me normalitet dhe kjo është e tmerrshmja që po ballafaqohet Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit”,  tha ai.

Ai u ndal edhe tek çështja e nxehtë e “Korrigjimit të Kufijve” mes Serbisë dhe Kosovës, duke analizuar rolin e politikanëve dhe divergjencat që shpalosin ata në retorikën politike.

“Si shkon në pak kohë fati i shumë diskutueshëm i Hashim Thaçit? Robelli: Është vështirë të parashikohet. Ai me të drejtë ka një shqetësim në lidhjet me Gjykatën Speciale. Ka spekulime që thuhet se do të merret si dëshmitar dhe kjo e ka bërë joracional dhe jo konsistent me deklaratat e tij. Për kundër kritikave të drejta që mund t’i bëhen Thaçit, por për hir të së vërtetës kosovarët kanë ngurruar për t’u ballafaquar me Serbinë. Ramush Haradinaj ka patur mundësinë të nisë negociatat.  Kjo duhet të ishte pak edhe nën kontroll të qeverisë. Këtu po luhen lojëra të ndyra po puliste. Në rast se do të këtë zgjedhje, ai do të dalë para popullit si shpëtimtar i kufijve.

Mendoj se vizita e Vucicit nuk duhet ti shihnin si çështje të botes, por një qëndrim politik. problemi i shqiptarëve është se kanë aq shumë politikanë që duan të qëndrojnë si baballarë dhe si  bajraktarë dhe nuk janë të prirur për të implementuar reformat. Gjithçka është një shfaqje teatrale”, shtoi ai.

Gazetari dhe analist foli edhe për Samitin e Dytë të Diasporës, i cili u zhvillua dy ditë më parë. Sipas tij, kjo ishte një lojë për të keqpërdorur Diasporën për qëllime të brendshme politike.

“Unë mendoj se  takimet e tilla është të rëndësishme, por e rëndësishme është koncepti dhe synimi i samiteve. Kjo është një ndenjë e bashkëmendimtarëve për të keqpërdorur diasporën për qëllime të brendshme”, tha mes tjerash Robelli.

Next Post
Kaos për Presidentin e FSHF, Gjykata e konteston, Federata reagon

FSHF i kthehet policisë: Kërcënimi ndaj nesh është qesharak!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po trafikonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë! Në kërkim bashkëpunëtori

Po trafikonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë! Në kërkim bashkëpunëtori

November 12, 2026
Vetë në gjyq për dosjen “Partizani”, Berisha shkon në SPAK për kallëzimin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka!

Vetë në gjyq për dosjen “Partizani”, Berisha shkon në SPAK për kallëzimin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka!

November 12, 2026
Soros ‘i përvishet’ presidentit kinez: I rrezikshëm për shoqëritë e hapura

Xi Jinping rikthen mesazhin për Tajvanin: Ribashkimi i plotë është i pashmangshëm

November 12, 2026
Stuhia spanjolle godet Shqipërinë? Meteorologia tregon kushtet atmosferike

Stuhia spanjolle godet Shqipërinë? Meteorologia tregon kushtet atmosferike

November 12, 2026
PROFILI/ Kush është drejtoresha e re e SHISH! Esmeralda Hasani, nga drejtësia dhe administrata në krye të spiunazhit shqiptar!

PROFILI/ Kush është drejtoresha e re e SHISH! Esmeralda Hasani, nga drejtësia dhe administrata në krye të spiunazhit shqiptar!

November 12, 2026
“PD është gati për të gjetur kandidatin e Tiranës”- Kaso: Demokratët duan të fitojnë, kanë vuajtur shumë!

“PD është gati për të gjetur kandidatin e Tiranës”- Kaso: Demokratët duan të fitojnë, kanë vuajtur shumë!

November 12, 2026
Skandali i dytë sentimental po trondit “Nvidia”-n, kush është gruaja që mund t’i kushtojë postin CEO-s Jensen Huang!

Skandali i dytë sentimental po trondit “Nvidia”-n, kush është gruaja që mund t’i kushtojë postin CEO-s Jensen Huang!

November 12, 2026
Moti i keq, ndalohet për dy ditë lundrimi i anijeve jashtë Gjirit të Vlorës

Moti i keq, pezullohen lundrimet në Vlorë për të dytën ditë radhazi!

November 12, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Gjetja dhe hetimi i 2800 tonë mbetjeve të rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen mjedisore kompanisë “Kurum”!

November 12, 2026
VIDEO/ Gjamë burrash për elektriçistin 34-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Shkodër

VIDEO/ Gjamë burrash për elektriçistin 34-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Shkodër

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In