• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Enver Hoxhaj: Kurti po krijon shoqëri paralele në veri, është në grackën e Serbisë

by A R
06/06/2023 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi në studion e emisionit “Të Paeskpozuarit” se kryeministri Albin Kurti po krijon në veri një shoqëri paralele, e cila nuk do ta njohë shtetin e Kosovës. Sipas tij, ai po krijon probleme brenda përbrenda territorit të Kosovës.

Biseda

Hoxhaj: Zoti Kurti në Veri të vendit është duke krijuar një shoqëri paralele, e cila nuk do ta njohë shtetin e Kosovës. Këtu duhet ta kuptoni drejt në një rrafsh më intelektual. Ne mund të bisedojmë disa raste në botë kur marrëveshjet paqësore, siguria, jeta e njerëzve ka prodhuar një produkt tjetër politik.

Janë dy shkolla të ndryshme të mendimit, ne që e kemi shpallur Kosovën të pavarur që në 1999 kemi triumfuar ndaj Serbisë. Çdo shtet e ka ndjekur këtë politikë. Zoti Kurti ka ardhur me qasje që të krijojë probleme. Ai po krijon probleme brenda përbrenda territorit të Kosovës. Ne lexojmë krejt literaturën e njëjtë, sovraniteti është i rëndësishëm për shtetet e vogla, bashkë me aleancat. Po të ishte koncepti i sovranitet, do t’i shkonte më shumë Koresë së Veriut. Kush e ka siguron sovranitetin në Veri? KFOR, NATO, Turqia, apo OSBE.

Shqetësimi ynë është se nga një fazë e protektoratit, ky realitet i ri mund të prodhojë një realitet tjetër, një autonomi territoriale politike. Kjo është frika jonë. Nuk po shohim një politikë. Por cili është qëllimi i zotit Kurti?  Kjo qasje, e nxjerr në rrugë qorre dhe deri në 2024 do të shihet se ka qenë gabim. I kam thënë vitin e kaluar në Kuvend. Nga bojkoti i administratës, ne do të arrijmë dhe bojkote të tjera. Për Serbinë me rëndësi është se kush e udhëheq kontrollin territorial për këto komuna.

Sejamini: Sot të huajt janë të ashpër me Kosovën, pasi Serbia po luan ashpër me ta. Ata po tolerojnë sjelljen e Serbisë dhe duan që ta mbajnë me të mirë. A duhet të tregojë më shumë forcë dhe unitet faktori shqiptar?!

Hoxhaj: Ne jemi një shoqëri që ka prodhuar një shtet të pavarur. Qëndrimi ynë si parti politike është i barabartë me frymën se si ushtrohet debati në demokraci. Nuk kemi sjellë një rezolutë në Kosovë që ta rrëzojmë zotin Kurti. Frikën e kemi se po ngadhënjen Serbia ndaj tij. Ai është në grackën e Serbisë, me qëllim apo jo.

Në Serbi po punohet me të madhe që partnerët perëndimor të humbin besimin ndaj Kosovës. Ka një grup pune që përbëhet nga Kisha Serbe, Akademia Serbe që të shkruajnë shkeljet e Kurtit. Shikoni se çfarë shkruajnë mediat për këto raste. Në mësim e zjarrit në luftën në Ukrainë ka interes për targat në Kosovë, apo zgjedhjet në Veri.

Zoti Kurti ka marrë pjesë në një proces që ka përfunduar me një marrëveshje të 27 shkurtit, dhe me një plan të zbatimit të arritur në Ohër. Shqetësimi ynë është se nëse nuk i qëndron këtij plani, ne mund ta kemi situatën ne Veri të vendit edhe më kritike gjatë muajve të ardhshëm.

Zoti Kurti nuk e zbaton këtë plan. Ai bëri përpjekje më 4-5 nëntor dhe përmes policisë, veprimeve legale, ai po tërhiqet pas. Javën e kaluar ishte gjithë ajo dramë dhe zonja Osmani tha nga Moldavia; ‘ne pranojmë që të shkojmë në zgjedhje’. Pra këta nuk e kthejnë Kosovën pas, por në pikën zëro. Marrëveshja për zgjidhjen në Veri, pas situatën në terren, zgjidhja mund të jetë dhe më e keqe. Ajo që merret për të vërtetë në diplomaci, është gjendja reale në terren.

/a.r

Next Post
Arrestohen 2 persona në Vlorë, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit

Ushtrim i paligjshëm i lojërave të fatit, arrestohen dy vëllezër në Mat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In