• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eni Çobani: Nuk mund të jetoj pa…

by Java News
20/03/2016 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eni Çobani profesoreshë e fakultetit të shkencave juridike, avokate me përvojë 16-të vjeçare. Aktualisht pjesë e emisionit “E diela Shqiptare” në TV Klan me përvojën e saj si juriste.

Qysh se kur ka ndjekur studimet e larta, në çantën e saj nuk ka pushuar së ekzistuari libërthi që prej plot 16 vitesh e identifikon në profesionin që mbart. Të jesh i mirinformuar për çdo problematikë apo dukuri sipas juristes Eni Çobani është një domosdoshmëri jo vetëm për ata që e ushtrojnë këtë profesion, por edhe për qytetarët e thjeshtë. Prania e Kushtetutës sipas saj është informacioni i kudogjindshëm për ta mbrojtur individin sa më mirë në raporte me shoqërinë. Në ngarkesën e ditëve, të qenit femër e karakterizon edhe në nevoja të tjera të cilat e ndihmojnë në përditshmërinë e saj sa më mirë funksionale.

Prej 16 vitesh të qenit juriste më ka bërë ta mbaj kurdoherë Kushtetutën. Një libërth i vogël, i cili nuk bezdis fare. Është gjithnjë pjesë e imja. Këtë ua shpreh vazhdimisht studentëve të mi, ua them dhe si mesazh të gjithë qytetarëve që e ndjejnë të nevojshme. Në ditët e sotme Kushtetuta duhet të jetë një nga mjetet që duhet të na ndjekë kudo. Në bibliotekë, apo femrat në çantë ndërsa meshkujt në xhep të xhaketës. Duhet ta shfletojmë që të jemi të orientuar. Në ditët e sotme nuk ka më informacion në kuptimin e asaj që duhet të ta thotë dikush patjetër, por duhet të jetë individi ai që ta ketë me vete, për t’u mbrojtur sa më mirë në raporte me njerëzit, shoqërinë.

Axhenda që shënoj oraret. Takimet tashmë janë bërë të shumta. Ka raste që i ndërroj shpesh, e për këtë u kërkoj ndjesë kolegëve të mi. Por kryesisht jam korrekte aq sa mundem në rrugët dhe lëvizjet e Tiranës që janë bërë shumë të vështira. Pjesë e axhendës është dhe një stilolaps, mjeti më i domosdoshëm.

Syzet janë domosdoshmëri, të stilit Max Mara. Të pandryshueshme prej vitesh sepse lentet e tyre kanë shikim të mirë edhe kundrejt diellit. Ndonjëherë nuk i heq edhe kur jam në errësirë. Habiten njerëzit që mbaj vetëm ato. Por lentja e tyre i shkon fare mirë për shtat syrit tim dhe unë nuk ndjej vështirësi.

Çanta ime sigurisht që gjithmonë mban dy celularët pasi më janë bërë dy-tri numra. Më kryesorin kamIphohe, pasi e përdor për lidhje të tjera, e-maile, etj, që për gjëra të ndryshme gjatë rrugës më vijnë në ndihmë.

Njëkohësisht janë beauty case që femrat i mbajnë dhe që përmban elementët e duhur për të ribërë një shikim të grimit para një interviste apo shkuarje diku. Nuk jam e fiksuar pas firmave. Zakonisht përdor gjërat që mua më shkojnë. Pecetat e lagura për shkak të ambientit të papastër dhe prekjes së objekteve në përditshmëri i kam të pandashme.

Dita është e ngarkuar me shumë dedikime. Që nis me atë ndaj djalit tim, përfundon me gjithë angazhimet e njerëzve të afërt, shoqërisë, klientëve të mi sa i përket avokatisë. Por javët e fundit kam nisur dhe pjesën e plotësimit akademik që zë një vend të rëndësishëm. Jam në përfundim të doktoraturës, temë interesante që do ta bëj prezentë në 100 vjetorin e pavarësisë. Është një temë që do të sjellë risi, që nuk janë trumbetuar deri tani. Do të sjell një risi në evoluimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, që nga statutet si i ai i Shkodrës, apo Kanunet, deri në ligjin e sotëm shqiptar. Do të bëj dhe një monografi. Them të jap një kontribut modest pikërisht në emër të atij informacioni që për mua është themelore për njeriun që në Shqipëri është shkelur. revista Psikologjia

Next Post

Alarm për bombë/ Pezullohet ndeshja mes Fenerbahce dhe Galatasaray(FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

November 5, 2026
Zvicra heq sanksionet ndaj dy miliarderëve rusë Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman, ndjek hapat e BE-së!

Zvicra heq sanksionet ndaj dy miliarderëve rusë Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman, ndjek hapat e BE-së!

November 5, 2026
Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

November 5, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

S’ka asgjë të keqe të jesh i majtë

November 5, 2026
Izrael/ Lista e Përbashkët propozon zyrtarisht Eisenkot për formimin e qeverisë, problem mbeten partitë arabe!

Izrael/ Lista e Përbashkët propozon zyrtarisht Eisenkot për formimin e qeverisë, problem mbeten partitë arabe!

November 5, 2026
Shpërthimi tragjik në Elbasan me dy viktima, banorja rrëfen tmerrin: Menduam se ra tërmet! Na nxorën zjarrfikësit nga ballkoni

Shpërthimi tragjik në Elbasan me dy viktima, banorja rrëfen tmerrin: Menduam se ra tërmet! Na nxorën zjarrfikësit nga ballkoni

November 5, 2026
Shefi i Sigurisë së Iranit takohet me Putinin në Moskë dhe i dorëzon mesazhin nga Udhëheqësi Suprem!

Shefi i Sigurisë së Iranit takohet me Putinin në Moskë dhe i dorëzon mesazhin nga Udhëheqësi Suprem!

November 5, 2026
Rolando Maran rrëfen anën personale, tekniku i kombëtares flet edhe për jetën e re si “shqiptar”: Ndihem si në shtëpi!

Nations League/ Tekniku Maran shpall nesër listën e Kombëtares për dy sfidat e nëntorit!

November 5, 2026
Shqipëria në rrugën drejt BE-së, Marta Kos: Për herë të parë ka nisur realisht mbylljen e kapitujve

“Serbia ka mundësi për fillim të ri”- Marta Kos takohet me listën studentore që fitoi zgjedhjet: Shkëputuni nga praktikat e vjetra!

November 5, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Zgjedhjet në SHBA, ja pesë arsyet pse republikanët pësuan disfatë të thellë!

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In