Engjëll Agaçi ka dhënë dorëheqjen këtë të premte nga posti si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Ndonëse ende nuk ka informacione zyrtare për këtë, gazetarja e Tv Klan Elia Zotka ka mësuar se Agaçi është tërhequr për arsye shëndetësore.
Këtë vendim ai e ka njoftuar në mbledhjen e sotme, 13 shkurt, të Këshillit të Ministrave.
Sjellim ndërmend se vitin e kaluar kryeministri Edi Rama publikoi një video me Agaçin, ku bëri me dije se ai kishte patur probleme shëndetësore, madje i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Agaçi e mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, të Republikës së Shqipërisë, që prej datës 15 shtator 2013. Pas 13 vitesh, ai do të zëvendësohet nga Elsonida Rama, e cila më parë ka qenë Drejtoreshë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.

Një tjetër ndryshim që është vendosur në mbledhjen e sotme të qeverisë është ai për pozicionin e Shefes së Kabinetit të Kryeministrit. Disa muaj pas dorëheqjes së Vali Bizhgës (lexo këtu), në këtë post është emëruar Vilma Guri.
Kjo e fundit deri më sot mbante postin e drejtoreshës së Departamentit të Administratës Publike.











