• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Energjia në 2018, INSTAT: Rritet prodhimi me 89%

by A R
07/03/2019 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata energjetike në vend gjatë vitit 2018 shënoi një bilanc pozitiv, ku veçohet rritja e prodhimit të energjisë me 89%, ndërsa eksportet janë 5.5 herë më të larta se viti paraardhës.

Në statistikat e publikuara nga INSTAT, nënvizohet se gjatë vitit 2018, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 2,7 %.

“Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë arriti vlerën 8.552 GWh nga 4.525 GWh energji të prodhuar në vitin 2017, duke shënuar një rritje të prodhimit prej 89,0 %”, theksohet në raport.

Në totalin e energjisë elektrike të prodhuar, hidrocentralet publike kontribuan në masën 68,4 %, ndërsa hidrocentralet private dhe koncensionare realizuan 31,6 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Rritja e prodhimit të energjisë elektrike në vitin 2018, ka ndikuar në uljen e importeve bruto të energjisë elektrike me rreth 1,9 herë dhe rritjen e eksporteve bruto të energjisë elektrike me rreth 5,5 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vitin 2018, hidrocentralet publike prodhuan 5.851 GWh energji elektrike nga 2.917 GWh të prodhuar në vitin 2017, duke shënuan kështu një rritje të prodhimit me rreth 2 herë.

Ndërsa, hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 2.701 GWh energji elektrike nga 1.608 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuan një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me rreth 1,7 herë.

Gjatë vitit 2018, humbjet në rrjet arritën vlerën 1.783 GWh nga 1.876 GWh që ishin në vitin 2017, duke shënuar kështu një rënie me 5,0 %.

Ndikim në këtë rënie ka patur ulja e humbjeve në shpërndarje e cila përbën 86,4 % të humbjeve gjithsej në rrjet. Humbjet në shpërndarje janë ulur me 10,3 %, ku impaktin më të madh e dhanë humbjet teknike në shpërndarje të cilat u ulën me 14,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët në vitin 2018 u rrit me 5.0 % duke arritur vlerën 5.841 GWh nga 5.563 GWh që ishte në vitin 2017. Ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë të cilët kontribuan me 4,5%, përkundrejt kontributit prej 0,5 % të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë.

/a.rada

Next Post
Djegia e mandateve të opozitës, ja hapat dhe afatet ligjore që duhen ndjekur për t’u realizuar

Deputetja e PS: Pushtet në tavolinë?! Ne po përgatitemi për zgjedhjet lokale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

March 25, 2026
“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

March 25, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Kush nuk punon për të, punon për PS!

March 25, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Ngjela: Berisha e përdor partinë për interesa personale! Nuk fiton dot përballë PS, pasi është non grata nga SHBA

March 25, 2026
“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

March 25, 2026
“Epsteini” ynë

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

March 25, 2026
“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

March 25, 2026
Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

March 25, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In