• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Energjia elektrike dhe çmimet në bursë/ Qeveria shqiptare ka planifikuar në buxhet 28 miliardë lekë vetëm për import

by Java News
29/08/2022 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë, enegjia elektrike është rritur me 15 herë në bursat europiane, krahasuar me periudhën e paraluftës. Sot Shqipëria importon energji duke shpenzuar deri në 300 milionë euro dhe duke mos rritur çmimin për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël dhe të mesëm.

Asnjëherë bursat europianë nuk kishin këtë pamje. Shikoni Bursën e  Hungarisë, ku Shqipëria detyrohet të blejë energji elektrike.

Vetëm brenda një dite çmimit në bandë rriten me rreth 35 për qind pra nga 542 në 731 euro për një megavatorë, ndërsa rritja më e konsiderueshme është ne periudhën e pikut kur rritja është me 43 për qind, pra nga 560 në 803 euro për megavatorë.

Një çmenduri e tillë çmimesh vërtetohet në pothuajse të gjitha vendet europiane. Vini re se si ka lëvizuar ky çmim në diusa prej vendeve europiane, me të dhënat që ka siguruar ditën e hënë televizioni shqiptar. KJo është harta e çmimeve për datën 29 gusht 2022, Në HUngari sipas këtij grafiku energia kuotohet në çmimin 730 Euro për megavat, në Kroaci me 742 Euro, në Itali me 678 Euro, Serbia ka një rritje brenda ditës nga 333 euro për një mega në 699 euro për të njëjtën njësi. Shikoni grafikët sipas shteteve, të cilët ndryshojnë edhe ndërsa transmetohet kjo kronikë.

E njëjta panorama shfaqet në pothuajse të gjitha vendet europiane. Kjo do të thotë se Europa do të kalojë një dimër të vështirë, për shkak të dy faktorëve,  shtrenjtimit të gazit dhe të energjisë në rekorde të papara ndonjëherë.

Për Shqipërinë, janë të njëjtat vështirësi.  Vendi ynë, në varësi të rezervave hidrike, ka importuar nga  deri në 50% të nevojave të saj energjetike. Për tremujorin e parë të vitit 2022, sipas INSTAT, nga importi u sigurua 30% e energjisë në dispozicion, nga 4% që ishte kjo peshë në të njëjtën periudhë të një  viti më parë! Sipas burimeve nga KESH sha, për muajt janar – gusht, janë shpenzuar gati 300 milionë euro për të blerë energji nga importi. Për pothuajse të njëjtën periudhë të një viti më parë u shpenzuan vetëm 7 milionë euro.

Për vitin 2022 janë parashikuar në buxhet 28 miliardë lekë (230 milionë euro) për të garantuar furnizimin me energji, nga të cilat 20 miliardë lekë janë subvencione dhe 8 miliardë lekë janë interesa për kredi me garanci sovrane. Qeveria ka hartuar dhe miratuar Aktin Normativ të 12 për këtë vit dhe ka marrë përsipër të mbulojë me paratë e taksapaguesve rritjen e çmimit të energjisë, duke shkurtuar shpenzimet në sektorë të tjerë, në mënyrë që të mos e lërë vendin në errësirë. Por tani nuk është më koha e mungesës së parave në buxhet, vështirësia në sigurimin e energjisë është një tjetër problem, krahas çmimit të lartë./rtsh/m.j

Next Post
Pse udhëtoi nga Shqipëria?/ “Donte të më prekte në pjesët intime me zor”! 26-vjeçarja shqiptare denoncon djalin nga Kosova pasi shkuan në motel

Pse udhëtoi nga Shqipëria?/ "Donte të më prekte në pjesët intime me zor"! 26-vjeçarja shqiptare denoncon djalin nga Kosova pasi shkuan në motel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In