• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ëndrra bëhet realitet/ Veliaj i dorëzon çelësat e banesës së re familjes Krasniqi, iu shkatërrua nga tërmeti

by Java News
13/06/2020 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bëhet realitet ëndrra e një tjetër familjeje nga Baldushku, banesa e së cilës u shkatërrua nga tërmeti i shtatorit të shkuar. Me ndihmën e AMF-së dhe biznesit, Bashkia e Tiranës mundësoi rindërtimin nga e para të shtëpisë së familjes Krasniqi.

Çelësat e banesës së re ia dorëzoi zonjës së shtëpisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku siguroi rindërtimin edhe të banesave të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit. Ai theksoi se refreni për këtë vit do jetë ndërtimi i shtëpive të reja, shkollave të reja, lagjeve të reja dhe pallateve të reja.

“Do të vazhdojmë me pagesat cash për ata që kanë dëmtime të riparueshme dhe me kontrata për t’u bërë shtëpitë e reja për ata që i kanë banesat të pabanueshme. Vetëm në Baldushk kemi 128 shtëpi të tilla. Besoj se me të njëjtin ritëm që rikuperuam çdo shtëpi të vjetër të shtatorit, do rikuperojmë çdo shtëpi të dëmtuar në nëntor”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se shumë shpejt do të nisë puna për rikuperimin e pallateve të dëmtuara, ndërsa garantoi familjet e prekura se do të vijojnë të marrin bonus qiraje 100%.

“Në zonën e Kombinatit dhe të Kinostudios do të shemben rreth 41 pallate. Lajmi i mirë është se të gjithë banorët do ta marrin 100% bonusin e qirasë, derisa të kemi rikuperuar pallatet e vjetra”, u shpreh Veliaj, duke shtuar se ndërtesat e reja do të jenë shumë herë më të sigurta.

“Pandemia, tërmetet, përmbytjet, thatësira, reshjet, janë fenomene që na kanë mësuar t’i bëjmë gjërat më mirë dhe më të rezistueshme në të ardhmen. Ndaj, nuk do të marrim risqe, siç nuk morëm te Teatri, te “Sami Frashëri”, te shkolla në Pezë. Nëse ekspertët, jo gjithologët që dalin çdo natë në televizor të japin mend, thonë se kjo ndërtesë nuk mban, atëherë nuk vëmë bast me fatin dhe me natyrën. Shumë shpejt do të nxjerrim vendimet për këto 41 godina. Banorët, gjithsesi nuk jetojnë aty, janë me bonos qiraje”, deklaroi Veliaj.

Ndërkohë, këtë muaj nis dhënia e parave cash për dëmet më të lehta të shtëpive.

“Do të bëjmë pagesat e para cash për 3000 dosjet e përgatitura. Do të vazhdojmë çdo javë me nga 3000, që të sigurohemi të bëjmë të gjitha pagesat cash për riparimet. Mandej, fokusi do të jetë te shtëpitë e reja dhe besoj se gjatë verës, ku një pjesë e madhe e qytetarëve do të jenë me pushime, Bashkia e Tiranës nuk do të bëjë pushim sepse do të mbikëqyrë këtë kantier të hapur në të paktën 800 pika, për banesat individuale”, tha ai.

Përfaqësuesja e AMF-së, Violanda Theodhori vlerësoi Bashkinë e Tiranës dhe shprehu angazhimin për të vijuar bashkëpunimin edhe në të ardhmen me projekte të tjera.

“I falënderoj të gjithë punonjësit e AMF-së për kontributin financiar që dhanë për rindërtimin e kësaj shtëpie. Falenderojmë bashkinë që na dha mundësinë të bashkëpunojmë dhe të ofrojmë ndihmën tonë për ndërtimin e shtëpisë, por edhe firmën ndërtuese që bëri jo vetëm ndërtimin, por edhe arredimin e saj”, tha Theodhori.

g.kosovari

Next Post
“Do të ketë dënime për shkelësit”/ Kryeinspektorja: Rritja e kurbës lidhet me mosrespektimin e masave, nuk rikthehet izolimi

"Do të ketë dënime për shkelësit"/ Kryeinspektorja: Rritja e kurbës lidhet me mosrespektimin e masave, nuk rikthehet izolimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In