• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ëndërroj kombëtaren kuqezi”/ Futbollistët shqiptarë të kombëtares së Malit të Zi: Presim ftesën

by Java News
19/11/2023 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Prej 7 vitesh jam në kombëtaren malazeze dhe secilën ditë mendoj që një ditë të jem për kombëtaren shqiptare. E kam ëndërr që të bëhem shqiptari i parë nga Mali i Zi, në kombëtaren Shqiptare”, kështu deklaroi futbollisti Romario Camaj.

Pavarësisht se aktivizohet me kombëtaren e moshave të Malit të Zi, Romario ëndërr ka kombëtaren shqiptare. Ai është pjesë e ekipit të Deçiçit të Tuzit, që këtë sezon po udhëheq në kampionatin malazez.

“Këtë vit kemi një sukses të madh ku kemi një rekord prej 8 fitoreve radhazi dhe asnjë humbje. Me shumë se gjysma e ekipit jemi shqiptare dhe ky është një hap i mire për suksesin. Jemi të gjithë të gëzuar dhe shpresoj të vazhdojmë më këtë ritëm”, tha Camaj.

Pas 16 javëve kampionat, skuadra që përfaqëson Tuzin e Shqiptarëve është në vendin e parë e ndjekur nga Budnoçnosti i Podgoricës. Një rivalitet i egër që kalon përtej fushave të futbollit.

“Nuk është e lehte të jesh pakicë në një shtet që ka paragjykime të tilla. Ne përveç kundërshtarëve që kemi në fushë, ne luftojmë edhe me paragjykime të tifozëve dhe të strukturave shtetërore. Mire po në dy vitet e fundit kemi luftuar për t’i minimizuar”, deklaroi Pal Dreshaj, president i Deçiç.

Falë edhe ndihmës së emigrantëve dhe presidencës, klubi u rikthye 4 vite më parë në Superligën e futbollit malazez dhe tani kërkon titullin kampion.

“Pas një rrugëtimi thuajse 100-vjeçar të klubit më në fund jemi afër titullit. Për këtë duhet pune nuk duhet të relaksohemi”, u shpreh ai.

Në pjesën e dyte të sezonit, Deçiç. do ti luajë ndeshjet përpara tifozerisë shqiptare pasi stadium i ri është drejt përfundimit të punimeve.

/f.s

Next Post
Kosova zyrtarisht jashtë Euro 2024, pas barazimit me Zvicrën

Kosova zyrtarisht jashtë Euro 2024, pas barazimit me Zvicrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

October 27, 2026
Shërbimi më i madh që Berisha i bën Edi Ramës

A pendohet për marrëveshjen me Ramën në 2008? Berisha: Ai na u imponua, sot mbështes listat e hapura

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In