Enca Haxhia është bërë mjaft e kërkuar. Megjithatë, është e dukshme që “Soul Killa”, nuk po e përjeton suksesin e këngës “A po t’pëlqen”. E, për ta “kompenzuar” këtë, Enca nuk po e kursen vetën, duke u ekspozuar masivisht.
Këngëtarja aktualisht është në Ulqin. Ajo ka pozuar me një kapele në kokë dhe vetën e ka quajtur “Police e Malit të Zi”. Nëse Enca do të ishte police, sigurisht shumë meshkuj do të donin të “ndëshkoheshin” nga ajo.










