Një shpërthimi i fuqishëm është dëgjuar pasditen e sotme në zonën e Orikumit në Vlorë. Report Tv raporton se sasia e lëndës plasëse, e llojit tritol, është vendosur në apartamentin e shtetasit Artan Xhelili, me precedent penal.
Aktualisht, Xhelili është i dënuar me ‘arrest shtëpie’ për trafikim të lëndëve narkotike, pasi kishte përfunduar dënimin më burg për të njëjtat akuza.
Xhelili ka qenë në banesë në momentin e shpërthimit, ndërkohë që të alarmuar kanë njoftuar policinë. Policia raporton se nuk ka persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Artan Xhelili, 53-vjeç, është arrestuar nga policia e Vlorës në korrik te vitit 2020. Xhelili, banues në Dukat të Vlorës, përfundoi në pranga, pasi merrej me tregtim të drogave të forta në doza të vogla. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë i gjeti një sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë të ndarë në doza gati për shitje dhe një peshore elektronike. Gjithashtu, gjatë kontrollit Policia i gjeti dhe sekuestroi 2000 euro dhe 300.000 lekë, të cilat dyshohet se ishin përfituar nga ky aktivitet kriminal./ b.h











