• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të votojmë qytetarisht për të kapur nivele të tjera”, Peleshi takim me gra e vajza në Korçë

by
12/04/2021 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gratë dhe vajzat janë një vlerë e shtuar dhe sjellin kontribute qytetare në një parti, prandaj ne kemi zgjedhur rrugën e politikës për qytetarët.” – kështu është shprehur drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi në një takim të organizuar me gra dhe vajza korçare zhvilluar në zonën sportive të qytetit.

Për Peleshin, e rëndësishme është që në 25 prill të gjithë të votojnë qytetarisht duke braktisur të vjetrën që flet vetëm me gjuhën e urrejtjes dhe duke mbështetur zhvillimin përmes projekteve që do e çojnë Korçën dhe Shqipërinë në një nivel tjetër, atë të mirëqënies dhe zhvillimit ekonomik.

Sipas Peleshit, pas 25 prillit, në mandatin e tretë, Partia Socialiste do të punojë për rininë, ndaj kërkoi mbështetje përtej gardheve politike.

“Këtu ku jemi tani ka qënë një moçal, sot është një hapsirë urbane europiane, një hapsirë që është kthyer në qendrën e fëmijëve dhe të rinjve. Në katër vitet e ardhëshme ne do të bëjmë edhe një magji tjetër, do të kapim një lartësi tjetër, do ta bëjmë Korçën një qendër të synuar jo vetëm për korçarët por edhe për të tjerët që do të zgjedhin Korçën për të jetuar dhe punuar. Ne mirëpresim në këtë parti ata që sjellin kontribute qytetare pasi e përdorim politikën për ta kthyer atë në kontribute për qytetin. Kjo është arsyeja pse këtu nuk ka gra dhe vajza vetëm të Partisë Socialiste por edhe të përfaqësive të tjera. Jemi në rrugën jo të politikës për politikë por të politikës për qytetarët. Prandaj le të votojmë qytetarisht jo politikisht.

Ne jemi në ngjitje, në këtë segment që fillon në 25 prill, ne do të punojmë për ekonominë, për punësimin, për të rinjtë, për t’i vendosur të rinjtë në qendër të punës sonë. Ky do të jetë mandati që gjithçka që ka ndodhur në Korçë ta kthejmë në ekonomi. Jam i bindur që Korça do të jetë qytet i ëndërruar për të gjithë. Ne e kemi mësuar rrugën, e dimë si ecet, në atë rrugë do të vijojmë të ecim me vrap, ndaj kemi nevojë për mbështetje përtej gardheve të partive. Sot jemi në stacionin ku duhet kontributi i gjithëkujt. Votat për Partinë Socialiste në 2017, mbështetja për kryetarët e bashkive, tregoi se edhe ata që u prekën na votuan sepse e kuptuan që nuk vazhdohet me rrugën e shtrembër të modeleve të vjetra, të politikës së vjetër, të partive të vjetra që edhe kur sjellin ndonjë përfaqësues në dukje të ri, në moshë të re, që kanë një kulturë politike më të vjetër se e vjetra. Njerëz të rinj që nuk e kuptojnë se Korça është qyteti që ka lindur nga dashuria dhe nuk mund të vish në Korçë me ofertën e urrejtjes. Ky është sekreti që s’kanë për ta kuptuar kurrë pasi nuk i le partia ta kuptojnë. E pikërisht ajo partia tjetër investon njerzit që janë simbol i urrejtjes dhe që peshkojnë tek varfëria dhe përçarja. Të gjithë sebashu le ti përplasim derën në fytyrë urrejtjes dhe të përqafojmë dashurinë e të vrapojmë me entuziazëm drejt të ardhmes sonë, që buron nga vizionet e projektet e që do të nisë në 25 prill për t’u futur në finishin e vet që është mirëqënia e çdo familjeje korçare dhe shqiptare.”-përfundoi fjalën e tij kandidati për deputet i Partisë Socialiste Niko Peleshi./ b.h

Next Post
Investimet nga Kina në disa shtete të Ballkanit Perëndimor nxisin shqetësim në BE

Investimet nga Kina në disa shtete të Ballkanit Perëndimor nxisin shqetësim në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In