• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emri/ “Një ekzekutim 10 mijë euro, molotovi 4 mijë”! Lihet në burg vrasësi me pagesë

by Java News
25/01/2023 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë prokurorit, Armend Hamiti ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Driton Sylejmani, Xhevdet Mehanaj, Hysni Hoxha dhe Terik Shalaku të akuzuar për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë.

Sipas kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se i dyshuari, Driton Sylejmani nga shtatori i vitit 2022 në vazhdimësi deri në ditën e arrestimin e tij ka pranuar porosi nga persona të ndryshëm për kryerjen e veprave penale në këmbim të të hollave.

Tutje Sylejmani së bashku me Xhevdet Mehanaj marrin porosi nga Hysni Hoxha që në këmbim të 10 mijë eurove të privohet nga jeta me armë zjarri personin e quajtur Veton Dragusha nga Fushë Kosova, i cili ishte vëllau i ish-gruas së djalit të tij, Hysni Hoxhës.

Gjithashtu i akuzuari Sylejmani thuhet se ka marrë porosi edhe për hedhjen e koktej molotivi ndaj biznesit “Sirius Wine” SH.P.K, kjo në këmbim të shumës prej 4 mijë eurosh.

Me rastin e bastisjes nga ana e policisë Sylejmanit i janë konfiskuar një sopatë e vogël, shkop druri, revole me kalibër 7.62 mm, pesë plumba dhe një karikator i pistoletës me një palë dylbi.

Ndërsa të dyshuarit Hoxha i janë konfiskuar 3 pistoleta,4 karikator, fishek, një pushkë ajrore me dy dylbi etj.

Gjithnjë sipas kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, Prokuroria Themelore ka pranuar kallëzim penal nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se të akuzuarit Sylejmani, Mehanaj, Hoxha dhe Shalaku dyshohen se kanë vepruar si grup personash për kryerjen e veprave penale vrasje e rëndë në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, lëndim i rëndë trupor, detyrim, zjarrëvënie dhe mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve.

Prokurori Hamiti në kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit rëndit si fakte CD, incizimet për sulm ndaj Veton Dragushës, transkriptimet nga përgjimet ligjore, deklaratat e të dëmtuarve.

Mbi këto arsye të lartcekura në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit e njëjta të mërkurën, është aprovuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, duke ia njohur edhe të drejtën për ankesë ndaj kësaj mase në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, katër të dyshuarit e lartcekur janë arrestuar të hënën, gjatë një operacioni policorë në rajonin e Prishtinës./m.j

Next Post
Detajet/ Shoqja pa të gjithë skenën, sherri mes 5 personave: Si u hodh nga ballkoni dhe u la e vdekur vajza keniane në Tiranë

U dhunua barbarisht në Tiranë, qeveria keniane merr vendimin e prerë për 22-vjeçaren: Kurim në vendlindje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com