• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Europa ndryshon rregullat për emigrantët, çfarë parashikon pakti i ri?

by A R
12/06/2026 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e sotme, 12 qershor, konsiderohet historike, të paktën sipas ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian, të cilët janë mbledhur në Qipro për të shënuar hyrjen në fuqi të Paktit të ri për Emigracionin dhe Azilin.

I miratuar në vitin 2024 pas negociatave të gjata dhe të vështira, që nisën gjatë krizës së madhe të refugjatëve sirianë në vitin 2015, pakti synon të reformojë rrënjësisht politikën migratore të BE-së.

Ai parashikon procedura më të shpejta në kufijtë e jashtëm për refuzimin e kërkesave për azil, në mënyrë të ngjashme me atë që është zbatuar në ishujt grekë që prej vitit 2016.

Gjithashtu, rrit përgjegjësinë e vendeve të hyrjes së parë për të kufizuar lëvizjet dytësore të migrantëve brenda bllokut dhe vendos një formë solidariteti të detyrueshëm mes shteteve anëtare. Megjithatë, secili shtet do të ketë lirinë të zgjedhë mënyrën e kontributit, qoftë përmes zhvendosjes së migrantëve, ndihmës financiare apo mbështetjes materiale.

Pakti shoqërohet edhe me masa të tjera që synojnë forcimin e kontrollit të kufijve të BE-së, përfshirë marrëveshje me vende të treta për të penguar nisjen e migrantëve drejt Evropës, ndryshime në përkufizimin e “vendit të sigurt” për të lehtësuar kthimet dhe deportimet, si dhe një rregullore të re që mundëson ngritjen e qendrave në vende të treta ku do të dërgohen migrantët.

Por a do të funksionojë ky pakt?

Shumë ekspertë shprehen skeptikë dhe dyshojnë se ai do të mund të përballojë një krizë të përmasave të asaj të vitit 2015. Sipas një raporti të publikuar në maj nga Komisioni Europian, 11 shtete anëtare të BE-së, mes tyre edhe Italia, nuk janë ende të përgatitura për zbatimin e plotë të paktit.

Next Post
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Mashtruesi patologjik, një herë “non grata”, përjetë “non grata”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

September 27, 2026
Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

September 27, 2026
Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

September 27, 2026
Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

September 27, 2026
Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

September 27, 2026
25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

September 27, 2026
Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

September 27, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata pa avokatë, por me rregullore

September 27, 2026
“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

September 27, 2026
“Varrosje për së gjalli”- Katër ish-liderët e UÇK u dënuan me 81 vite burg, Rama nga Miçigani: Populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

“Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë”, Rama: SPAK nxori “sekrete” hetimore

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com