• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emri/ La Britaninë për Durrësin, arkeologia kërkon nënshtetësinë shqiptare

by Java News
29/12/2023 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë që shqiptarët, kryesisht të rinjtë, rendin drejt vendeve të zhvilluara europiane, boshllëkun e krijuar prej largimit të tyre po e mbushin vetë të huajt.

Carolyn Perry është një prej tyre.

Lindur dhe rritur në një nga qytetet më të zhvilluara të Europës, Carolyn më në fund ka gjetur në Durrës vendin që përmbush ëndrrat e saj.

“Unë kam ardhur në Shqipëri që nga viti 2008, kohë kur fillova të sillja grupe nga Britania e Madhe për të shikuar trashëgiminë kulturore të Shqipërisë, vizitonim Durrësin, sitet arkeologjike, por edhe qytetet e tjera historike interesante, si dhe bukurinë natyrore të vendit tuaj dhe sapo erdha këtu, u dashurova me këtë vend. Jetoj në Durrës për më shumë se 6 vitesh dhe e zgjodha këtë qytet, sepse kur jetoja në Britaninë e Madhe banoja në Londër, kështu që doja diçka ndryshe nga kryeqyteti. E dua shumë Durrësin, sepse ka padyshim detin e bukur, por jam gjithashtu me fat, që si një arkeologe jetoj në një qytet me një amfiteatër si i Durrësit dhe gjithë këto pjesë të mahnitshme arkeologjike dhe historike të qytetit”, tha Carolyn Perry, arkeologe dhe punonjëse për guidë turistike.

E do aq shumë vendin tonë, sa synon jo vetëm të jetojë këtu, por edhe të fitojë shtetësinë shqiptare.

“Dua të bëhem qytetare e Republikës së Shqipërisë, më pëlqen shumë dhe kam shumë miq këtu, si shqiptarë dhe po ashtu ekspertë të huaj, që gjithashtu kanë zgjedhur të lëvizin për të jetuar këtu”, tha më tej Perry.

Si një arkeologe dhe guidë turistike për të huajt, ajo na tregon, se “nami” i keq i shqiptarëve dhe Shqipërisë po pastrohet dalëngadalë dhe ndihmën më të madhe për këtë po e jep turizmi.

“Kur erdha për herë të parë në vitin 2008 shumë njerëz nuk dinin asgjë për Shqipërinë. Vitet e fundit ka qenë gjithnjë e më shumë pjesë e lajmeve dhe kam frikë se disa nga opinionet e krijuara tek të huajt mund të jenë mjaft negative, por kjo është vetëm për shkak të stereotipeve dhe siç them unë, kur njerëzit vijnë këtu shohin Shqipërinë e vërtetë dhe shohin sa miqësorë dhe të ngrohtë janë njerëzit këtu, ushqim fantastik, peizazhe të mrekullueshme, kështu që ka vërtet shumë gjëra pozitive dhe mendoj se turizmi po ndihmon për të përhapur fjalën për këtë”, tha Perry.

Të huaj që kanë gjetur shtëpinë në Durrës ka shumë, me qytetin bregdetar që shumë shpejt pritet të bëhet strehë për ta jo vetëm për pushime, por për të kaluar jetën./m.j

Next Post
Që hetimet ndaj zyrtarëve, të mos shërbejnë për të “qetësuar” Berishën

Që hetimet ndaj zyrtarëve, të mos shërbejnë për të “qetësuar” Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In