• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Që hetimet ndaj zyrtarëve, të mos shërbejnë për të “qetësuar” Berishën

by Java News
29/12/2023 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shenim/ Arrestimi I Berishës dhe fillimi I hetimeve ndaj tij për abuzimin me detyrën si kryeministër I vendit është një ngjarje e rëndësishme për drejtësinë në vend por dhe për dhënien fund të pandëshkueshmërisë në politikën shqiptare. Natyrisht nuk ka qenë e lehtë. Madje ende nuk është e lehtë.

Edhe pse SPAK ka bërë disa hapa të guximshme drejt hetimit dhe çuarjes së tij para drejtësisë, serish duket se ka një kujdes në opinion publik për të balancuar arrestimin e tij nga ana statistikore me ndëshkime nga pala tjetër.

Një prej këtyre rasteve është ky I Ilir Beqaj. Ish Minsitri është nën hetim për shpërdorim detyre lidhur me një koncesion të Ministrisë së Shëndetësisë që me sa duket nuk e implikon atë direkt. Së paku deri tani nuk është marrë I pandehur për atë çështje.

Ndërkohë mësohet se ka nisur një hetim tjetër për konflikt interesi në muajin shtator dhe dje ka pasur kontrolle banesash dhe në zyrat e kompanive respektive. E gjitha kjo është një procedurë normale kur nis një hetim, pro shija e hidhur është se ndërsa hezitohet të ekzekutohet masa e arrestit për Berishën, dhe dëgjohen shashkat e kërcënimeve të tij, duket se një regjisorë kërkon të balancoj situatën duke thënë që “ja po vazhdojmë arrestime dhe bastisje dhe nga pala tjetër”.

Urojmë të mos jetë kështu. Drejtësia nuk ka nevojë për balancim politik. SPAK është I lirë të hetoj një për një cdo ministër apo ish ministër socialist, pa dënuar asnjë opozitar dhe anasjelltas.
Balancimi politik në drejtësi, është një formë e shëmtuar e mosndëshkueshmërisë, pasi në thelb është një politikë penale e planifikuar.

Shqipëria ka vuajtur nga pandëshkueshmëria e politikës dhe tani nuk mund të vuaj dhe nga balancimi politik I ndëshkueshmërisë.

Ilir Beqaj nuk ka kundërshtuar asnjë hap të drejtësisë ndaj tij ashtu si shumë ish zyrtar të tjerë socialistë. Jo se ka gjë në dorë të ndryshoj po I kundërshtoi, por së paku është treguar korrekt si qytetar përball ligjit.

Sali Berisha nuk ka pranuar asnjë fazë hetimi, apo masë sigurie ndaj tij.

Tani në përpjekje për të ulur “xhindet” e Berishës, nuk është e nevojshme të ndërmerren aksione që të qetësohen ai. Berisha duhet dënuar për ato që ka Berisha dhe të tjerët për ato që kanë bërë vet, pasi nëse do përpiqemi të ruajmë balancat politike në këtë histori, thjeshtë do bëjmë një fushatë ndëshkimore, për objektiva politike, por jo drejtësi./tema

Next Post

“Berisha”, si shtëpi ‘e përkohshme’ korrigjimi për moralin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

June 24, 2026
Gonxhja publikon bilancin e pagave: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

Gonxhja publikon bilancin e pagave: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

June 24, 2026
REL: Mes bastisjeve dhe falënderimeve për Rusinë, Serbia heton “topin zanor”

REL: Mes bastisjeve dhe falënderimeve për Rusinë, Serbia heton “topin zanor”

June 24, 2026
Rekord kartonësh në Botërorin 2026! 94 lojtarë rrezikojnë pezullimin para fazës eliminatore

Rekord kartonësh në Botërorin 2026! 94 lojtarë rrezikojnë pezullimin para fazës eliminatore

June 24, 2026
Pse Flamingo Revolution u katandis te supa e ringrohur e doktorit?

Pse Flamingo Revolution u katandis te supa e ringrohur e doktorit?

June 24, 2026
“Të verifikohet ligjshmëria e çdo fondi të investuar”, Pacolli kërkon auditim ndërkombëtar për Aeroportin e Vlorës

“Të verifikohet ligjshmëria e çdo fondi të investuar”, Pacolli kërkon auditim ndërkombëtar për Aeroportin e Vlorës

June 24, 2026
“Pjesëmarrja në protestë po zbehet dita-ditës”, vëzhguesi i ODIHR: Askush nuk e di çfarë ndodh nëse Rama jep dorëheqjen

“Pjesëmarrja në protestë po zbehet dita-ditës”, vëzhguesi i ODIHR: Askush nuk e di çfarë ndodh nëse Rama jep dorëheqjen

June 24, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

“E drejta për t’u shprehur është vlerë kushtetuese”, vjen reagimi i parë i Begajt për protestat në Tiranë

June 24, 2026
Reforma territoriale/ “Nuk mund të ketë produkt final pa dëgjuar Tiranën”, Tabaku: Kryeqyteti është bërë i pamenaxhueshëm

Reforma territoriale/ “Nuk mund të ketë produkt final pa dëgjuar Tiranën”, Tabaku: Kryeqyteti është bërë i pamenaxhueshëm

June 24, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 25-të, ja sa është pjesëmarrja

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 25-të, ja sa është pjesëmarrja

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In