Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një të ri, i cili akuzohet për veprën penale “plagosje me dashje”
Elsid Ramja 25 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër është arrestuar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim Nr.10484, datë 11.12.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
a.ç