• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emri/ Gjendet më në fund 41-vjeçari, flet një vit pas zhdukjes: Jam penduar, dua të kthehem pranë familjes

by Java News
11/07/2022 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

’Pa Gjurmë’ në Report TV gjen në Fushë Krujë 41-vjeçarin e humbur një vit më parë. Bedri Eminaj u zhduk më 13 korrik të vitit 2021, ndërsa telefonoi për herë të fundit bashkëshorten nga Kruja. Babai i dy fëmijëve kishte përfunduar në situatë rruge, pasi bashkëshortja e braktisi për shkak të dhunës që ai ushtronte mbi të. Falë një telefonate që mbërriti live në studion e ’Pa Gjurmë’ u lokalizua vendndodhja e tij. Stafi udhëtoi drejt Fushë Krujës, ku u takua me dëshmitarin, ai i cili e kishte ndihmuar në veshmbathje dhe ushqime Bedri Eminajn. Prej 10 muajve 41-vjeçari bënte jetën e një endacaku. Me një karrocë të mbushur me sende të vjetra, me mjekër dhe me kapele ’Pa Gjurmë’ e takoi  Bedriun, ndërsa zhvilloi dhe një intervistë. Dukej i sfilitur nga vapa, por për të ishte kujdesur një familje nga Fushë Kruja. Për ’Pa Gjurmë’ 41-vjeçari me lot në sy tregon arsyet e largimit një vit më parë, nga banesa në Kavajë. Me zë të ulët dhe fjalëpak, ai flet për ndarjen nga fëmijët dhe jetën e vështirë si endacak pas konflikteve me bashkëshorten. Ndërsa pranon se e ka dhunuar nga xhelozia, me ndjenjën e pendesës ai kërkon kthimin pranë familjes.

’Kam gati 10 muaj që jetoj jashtë duke mbledhur kanaçe dhe duke u ndihmuar nga qytetarët. Gruaja mori fëmijët dhe iku në një pallat me qira, ndërsa mua më la pa asgjë. Ndonjëherë punonte në rrobaqepsi, ndonjëherë nëpër hotele. Unë nuk doja që ajo të punonte në hotele, dhe për arsye xhelozie e kam dhunuar. Jam penduar për këtë që kam bërë dhe më ka marr shumë malli për fëmijët. Më ka marr malli edhe për motrën e vogël në Greqi. Dëshiroj të takohemi, se di për bashkëshorten, por unë dua të bashkohem me të. Nuk e kam ndarë dhe nuk dua ta ndaj. Unë dëshiroj të bashkohem me të, por ajo nuk do. Fëmijët nuk bëjnë dot pa aprovimin e bashkëshortes. Ishallla gëzohen kur të më shohin’- shprehet me lot në sy Bedri Eminaj.

Përtej kufijve të Shqipërisë, në një lidhje skype nga Greqia motra e 41-vjeçarit Luljeta Eminaj ajo e cila denoncoi humbjen e vëllait, falenderon të gjithë ata që ndihmuan për gjetjen e tij.

’Jam shumë e lumtur që ma gjetët vëllanë. Shëndeti i tij nuk është edhe aq mirë, kur fola ishte shumë I lodhur. Ju falenderoj juve dhe zotërinë që i ka qëndruar afër. Me bashkëshorten ka folur, por me fëmijët nuk e di nëse ka komunikuar. Sapo fola me tim vëlla vetëm kemi qarë. Ai nuk ka ku të shkojë, ishalla bashkohet me familjen, se gjendja e vështirë ekonomike dhe nga pija e shkatërruan’- u shpreh e motra

Çifti me origjinë nga Golloborda, prej vitesh jetonin në qytetin e Kavajës. Fillimisht marrëdhënia mes tyre ishte e qetë, por gjithçka u shkatërrua kur 10 vite më parë Bedriu krahas konsumimit të alkoolit u bë edhe një person i dhunshëm. Ai kreu edhe 3 vite burg me akuzën ’dhunë në familje’, ndërsa përfundoi në mes të katër rrugëve ditën që bashkëshortja bashkë me fëmijët e braktisën nëntorin e vitit 2020./m.j

Next Post
Frrok Çupi: Burgosja e Sali Berishës do jetë spektakolare. Akuzat e Amerikës janë vepra penale

Srebrenica/ Çupi: Olldashi është vrarë për arsye të brendshme të PD! Berisha takime të fshehta nga SHBA me Bullatoviç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In