• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRI+ FOTOT/ U arratis drejt Gjermanisë, arrestohet ‘shefi’ shqiptar i trafikut të drogës

by Java News
02/04/2019 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shqiptar i arratisur nga arresti shtëpiak në Padova të Italisë nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike, u arrestua nga policia federale gjermane.  Artan Seferi shkoi si emigrant në qytetin e vogël të Rhineland në Gjermani, për t’u arrestuar ditët e fundit në Muhlheim an der Ruhr, pranë Duisburgut në pjesën veriperëndimore të vendit.

32 vjeçari u fsheh fal disa shqiptarëve të tjerë pas arratisjes nga Italia marsin e dy viteve më parë. Marrësi i një urdhër arresti evropian, ai menaxhoi për vite me radhë një treg të lulëzuar të drogës në provincat e Padovës, Trevisos dhe Vicencës.

Ai shiste kokainë dhe heroinë, me furnizime që nisnin nga disa gram e deri në 1 kg në të njëjtën kohë, duke përfituar deri në 120 mijë euro në muaj, çka i ka lejuar atij një jetë luksoze.

Sipas mediave italiane, Seferi hyri në sferën e hetuesve në vitin 2014, kur prokuroria dhe karabinierët nisën hetimet për goditjen e një organizate kriminale maqedonase dhe shqiptare me bazë në Loreggia. Pesë arrestime dhe 25 procedime u kryen në atë kohë me sekuestrimin e gjysmë kilogram kokainë.

Vet Seferi, që ishte në krye të grupit, për të “mbrojtur” veten ndryshonte makinat dy herë në muaj, kryesisht makina të fuqishme të blera në sajë të përfitimeve stratosferike nga trafiku i drogës. Si një “shef”, ai pozonte me makinat e shtrenjta dhe armë në rrjetet sociale.

ARRATISJA

Lufta e 10 korrikut 2015 ishte vendimtare: në shtëpinë e tij në Alta, ndërsa policia arrestoi bashkëpunëtorin Rexhep Emini, 32 vjeçari iku, por la pas portofolin e tij. Më pas, u arrestua më 11 shtator në Padova dhe pasi u dënuan me katër vjet përfundoi në arrest shtëpiak.

Megjithatë, aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike nuk e kishte ndërprerë derisa dy vjet më pas, në mars 2017, u ndalua një klient pranë shtëpisë së tij. Duke e ditur se do të burgosej sapo të bënte gabimin më të parë, shqiptari u arratis në Gjermani. Tetorin e kaluar u lëshua një urdhër i ri arresti. Pas arrestimit nga policia gjermane, pritet të kryhet ekstradimi drejt vendit fqinj. /a.meta

La droga e i materiali appartenenti alla banda di Seferi (3)La droga e i materiali appartenenti alla banda di Seferi (2)La droga e i materiali appartenenti alla banda di Seferi (1)La droga e i materiali appartenenti alla banda di Seferi

Next Post
Kryemadhi në Romë, merr pjesë në Forumin për “Dialogun e Mesdheut”

Kryemadhi në Romë, merr pjesë në Forumin për “Dialogun e Mesdheut”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
Pse kërkohen pikërisht tani më shumë rezultate nga SPAK?

Ndikimi në ekonomi i luftës në Iran, Denaj: Qeveria i ka gati masat për stabilitetin e vendit

April 7, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: Bordi i Transparencës është kot, nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asgjë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In