• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRI/ Dyshohet se e vrau për pazaret e drogës, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Greqi

by Java News
25/01/2023 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izbi Çaushi, 38-vjeç ka rënë prangat e policisë greke pasi ishte në kërkim dhe dyshohet së është autori i vrasjes së një 47-vjeçari grek në Kalamata i njohur me nofkën ‘amerikani’.

Sipas informacioneve të policisë, 38-vjeçari shqiptar fshihej në zonën e gjerë të Mesinisë dhe u arrestua në afërsi të fshatit Kitries , ku kishte lënë makinën që drejtonte ditën e vrasjes së 47-vjeçarit.

Një vrasje ndodhi në Greqi të premten, ku të përfshirë dyshohet se janë 2 shqiptarë dhe 2 grekë (pronari dhe punonjësi i tij 50 dhe 40 vjeç). Në mediat greke raportohet se autorët e dyshuar, 38-vjeçari Izbi Çaushi dhe 22-vjeçari tjetër shqiptarë Aleksandër Koto po lëviznin me një makinë ‘Opel Corsa’ kur i bllokuar rrugën motoristit 47-vjeçar grek, duke e detyruar të ndalojë në kryqëzimin e Hidrës dhe Solonos dhe më pas kanë zbritur e kanë filluar ta dhunojnë.

Menjëherë më pas njëri prej tyre, 38-vjeçari shqiptar ka qëlluar me armë “amerikanin” dhe më pas autorët janë futur sërish në makinë dhe janë ‘zhdukur’ me shpejtësi të madhe. Nga detajet e zbuluara rezulton se mes shqiptarit dhe viktimës ka pasur një mosmarrëveshje në lidhje me pazaret e drogës. Fillimisht u arrestua 22-vjeçari shqiptar.

Të pandehurit grekë, pronari i restorantit 50-vjeçar dhe punonjësi i tij 40-vjeçar, mohojnë megjithatë se kanë ndihmuar dy të pandehurit për vrasjen dhe argumentojnë se bëhet fjalë për një keqkuptim.

Kush ishte 47-vjeçari grek që u vra dhe përfshirja e tij në trafikun e drogës

47-vjeçari grek ose ‘amerikani’ ka qenë i përfshirë në disa aktivitete kriminale, së bashku me vëllezërit e tij në Amerikë. Në veçanti, tre vëllezërit duket se kanë qenë aktivë në trafikun e drogës në Çikago që nga gushti i viti 2002, kur njëri prej u kap në një parking hoteli duke u përpjekur të blinte 3.6 kilogramë kokainë, duke shkëmbyer një orë 60,000 dollarëshe.

Sipas të njëjtave raportime, “Amerikani” së bashku me vëllezërit e tij dhe 16 persona të tjerë po përgatisnin një operacion të madh të trafikut të drogës në restorantet e qytetit. Në një bastisje të policisë që u zhvillua në një prej këtyre restoranteve u gjet dhe u konfiskua një sasi droge me vlerë 160 mijë dollarë . Më 21 prill 2021, ai u arrestua nga Prokuroria e Drogës së Kalamatës dhe u lirua me kusht.

Në atë kohë, policia kishte zbërthyer një rrjet që trafikonte kokainë dhe kanabis në Atikë dhe Kalamatë, por kishte vjedhur ose falsifikuar pasaporta për t’ua shitur të huajve të paligjshëm.

 

Next Post
“Çfarë i kërkoi Bashës në Presidencë?”/ Fatos Klosi zbulon porosinë e Metës për tubimin e 2 marsit

Paditë e PS-së për 21 Janarin/ Ish-kreu i SHIK: Vrasjet nuk ishin nga pakujdesia, argumentat që janë përdorur janë broçkulla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In