Policia ka vënë në pranga 36-vjecarin Alfred Prendi, banues në Spiten të Lezhës pasi mësohet se dhunoi një 55-vjeçar.
Dy shtetasit e përfshirë në ngjarje, mësohet se kishin konflikte të mëparshme.
Prendi mësohet se ka dëmtuar edhe automjetin e 55-vjeçarit, ndërsa thuhet se e sulmoi teksa u këmbyen në rrugë.
Në momentin që janë shkëmbyer të dy në rrugë me automjete, autori e ka goditur me qëllim mjetin e 55-vjeçarit, si dhe më pas ka dalë nga makina duke e dhunuar fizikisht.
Sipas Policisë, autori akuzohet për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”.
Sa i përket gjendjes së 55-vjeçarit, mësohet se ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën./m.j